Studiuesi i Tiranës historike, Gazmend Bakiu, në sheshin para Teatrit Kombëtar, orën 19.00 të mbrëmjes së 27 shtatorit, bëri një bilanc të hidhur të trashëgimisë kulturore të humbur përgjithmonë, veçanërisht për atë pjesë ku vendimi politik nuk ka llogaritur kostot e shkatërrimit të vlerave. Sipas studiuesit Bakiu, nga viti 1944 janë këto monumente të zhdukurve.
Bakiu tregoi disa objekte kulti dhe objekte të tjera me shumë rëndësi në jetën e qytetit të Tiranës që tregojnë se çfarë kemi humbur gjatë viteve të ndryshme dhe çfarë po humbim edhe sot. Prandaj edhe ajo që po ndodh me Teatrin Kombëtar nuk është e rastësishme.