Bibliografia e përkthimeve në Shqipëri 2017, tashmë online

Saturday, 29 September 2018 14:05

Bibliografinë e përkthimeve në Shqipëri 2017 ,tashmë vjen online nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, 29 – 30 shtator. Bibliografia e përkthimeve në Shqipëri në vitin 2017 përmban 617 tituj dhe përbën një ndihmesë të madhe për studiues, përkthyes dhe lexues. Shqipëria si vend anëtar i UNESCO-s, prej vitit 1969, kontribuon në Index Translationum me bibliografinë e botimeve të përkthyera brenda kufijve të saj shtetërorë.

Index Translationum është Bibliografia ndërkombëtare e përkthimeve dhe përfshin katalogun bibliografik të botimeve të përkthyera në afro 190 vende të botës. Çdo përkthim që botohet në një vend citohet në këtë bibliografi, e cila përgatitet nga baza e të dhënave elektronike të çdo vendi anëtar të Index Translationum. Bashkëpunimi ndërkombëtar e bën Index Translationum një veprimtari unike në botë.

(http://www.bksh.al/ebibliografi/unesko/UNESCO2017.pdf)

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...