Dy vjet burg për protagonistin e skandalit të “Nobelit” në letërsi

Tuesday, 02 October 2018 10:57

Jean-Claude Arnault, njeriu në qendër të skandalit për abuzim seksual dhe përfitime të jashtëligjshme financiare që e la sivjet letërsinë pa çmimin “Nobel”, është dënuar për dhunim.

Në një verdikt unanim, Gjykata e Qarkut në Stokholm dënoi Arnault – bashkëshortin e anëtares së Akademisë Suedeze, që ndan çmimin më prestigjioz të letërsisë së botë – me dy vjet burgim, që është dënimi minimal, transmeton “Koha Ditore” raportimin e The Guardian.

Gjykatësja Gudrun Antemar ka thënë se ka pasur “dëshmi të mjaftueshme, shumica e të cilave deklarata gjatë gjykimit nga pjesa e dëmtuar dhe disa dëshmitarë” për të dënuar të pandehurin për një nga dy akuzat për dhunim për të cilat është akuzuar. Verdikti erdhi në fillim të javës së çmimeve “Nobel”, pak kohë pasi u nda ai për mjekësi.

Pas gjykimit me dyer të mbyllura, prokurorja publike, Christina Vogit, ka bërë thirrje që Arnault të dënohet me të paktën tre vjet burgim. Dënimi maksimal në Suedi për dhunim është gjashtë vjet.

Arnault, 72, një figurë me ndikim në skenën kulturore suedeze për shumë dekada u përball me akuzat se ai e ka detyruar një grua të kryente marrëdhënie seksuale në një apartament në Stokholm më 5 tetor të vitit 2011 dhe se e kishte dhunuar atë prapë më 2 dhjetor në të njëjtin apartament derisa ajo ishte në gjumë.

Në deklaratë, gjykata ka thënë se Arnault, i cili tërë kohën është krenuar se është “anëtari i 19-të” i akademisë është gjetur fajtor për akuzën e parë dhe i pafajshëm për të dytën. “Pala e dëmtuar është shpërblyer me kompensim”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...