Tersi s’paska fund për Ronaldon, babai i të fejuarës trafikant droge

E mërkurë, 03 October 2018 15:08

Telashet në familjen e  Cristiano Ronaldos duket se nuk paskan të mbaruar. Sikur të mos mjaftonin akuzat për përdhunim nga një shtetase amerikane, dhe së fundmi, çështja e babait të të fejuarës së tij.

Sipas  “The Sun” në një artikull të publikuar ditën e sotme zbulohet se babai i Georgina Rodriguez, është një trafikant droge, i dënuar me 10 vite burg. Jorge Rodriguez, 69-vjeç, ka kaluar 10 vite në burg për trafik kokainë dhe kanabis.

Jorge është argjentinas dhe ka tre fëmijë. Ai u dënuar për dy vepra penale në Spanjë në vitin 2003 me 11 vite burg, pasi udhëhoqi një komplot të dështuar për transportimin (kontrabandë) e më shumë se 100 mijë euro të kokainës së pastër nga gadishulli iberik drejt Francës.

Në vitin 2008-të fitoi lirinë, por shumë shpejt u rikthye pas hekurave për kontrabandë. Ai tentoi të transportonte nga Maroku në Spanjë kanabis në bashkëpunim me disa të tjerë, por fitoi lirinë në 2013-ën. Policia gjeti në një depo, ku ata kishin fshehur lëndën narkotike, armë dhe plumba.

Ky lajm i dha një goditje tjetër sulmuesit portugez, i cili po hetohet nga Policia e Las Vegas-it për përdhunimin e një vajzë në vitin 2009-të. Akt të cilin ai mohon ta ketë bërë, përkundrazi 33-vjeçari ka deklaruar se e gjitha është një trillim për të përfituar nga emri dhe fama e tij.

Ndërkohë nga ana tjetër, modelja spanjollo-argjentinase nuk ka preferuar asnjërin nga rastet, ndërsa ka publikuar një foto me fëmijët në profilin e saj në “Instagram”, ku ka shkruar: “"Babai i bekuar, Cristiano, me to të gjitha ditët janë të mrekullueshme".

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...