Artistët protestojnë para komisionerit Hann, Kumbaro flet për kthimin e TK në kantier ndërtimi

E Enjte, 04 October 2018 14:51

Ndërkohë që artistë dhe qytetarë në Tiranë protestuan sot  në orën 13.30 para komisionerit Hahn te Pallati i Kongreseve, sikurse protestuan edhe para parlamentit, në bulevarin “Dëshmorët e Kombit”, etj, ministria e Kulturës Mirela Kumbaro është e vendosur se puna e TK ka marrë fund dhe ajo që e preokupon më shumë është spektatori që duhet të mbushë “artTurbinën”.

 “Rikthimi i publikut në teatër, në muze është detyra jonë është emergjencë kombëtare dhe kjo nuk bëhet as me një ditë as me një mandat, por ka gjithmonë një ndërgjegjësim të politikës për këtë gjë”, theksoi  në fjalën e saj në Kuvend, Kumbaro, duke shtuar  se “prandaj e gjithë vëmendja jonë është kthyer tek kultura, tek trashëgimia kulturore, për të forcuar identitetin tonë kulturor, ndërgjegjen tonë kulturore, si përkatësi europiane, por edhe sepse jemi sot më shumë se kurrë dëshmitarë që luan ky sektor në ekonomi dhe turizëm”. Për çfarë trashëgimie kulturore flet Kumbato kur TK po i ve kazmën?!

 “E gjithë vëmendja jonë është tek njerëzit dhe tek e ardhmja e tyre. Të tillë e kemi gjykuar kulturën kur kemi vendosur punuar realizuar në 4 vite investuam dhe hapëm katër muze të rinj me standarde europiane që janë krenari kombëtare dhe pasaporta jonë më e mirë”, nënvizoi Kumbaro duke shtuar se i fundit muze që trashëguam në 2013 ishte Muzeu Historik Kombëtar i hapur që në 1982 dhe që qysh atëherë nuk kishte parë më investim me sy.

Prandaj , vijoi ajo, tashmë kemi nisur punën për dy projekte të rëndësishme , përgatitjen e projektit për rehabilitimin e Muzeut Historik Kombëtar dhe për përgatitjen e projektit për rehabilitimin e Muzeut të Arteve të Bukura, ose siç njihet ndryshe Galeria Kombëtare e Arteve .

Duke folur për investimet në teatro, Kumbaro tha se “kemi hapur jo pak kantiere teatrore. Në Korçë rindërtuam teatrin nga e para në Shkodër restauruam dhe rinovuam Teatrin Migjeni (dihet shumë mirë si u bë restaurimi i këtij teatri, për faqe të zezë), në Tiranë tashmë kemi hapur dhe inauguruar një institucion të ri artit skenik që është plot çdo natë, gëlon puna në Teatrin e Operës dhe Baletit (këtu quhet sukses i madh kur operën “Carmen”e ndjekin në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve vetëm 70 vetë... me ftesa), po rikonstruktohet teatri në Fier, është pothuajse plot amfiteatri veror tek liqeni dhe nuk do të ndalemi. Teatri Kombëtar dhe jo vetëm do të jenë kantieret në vijim. ..”, tha ministrja Kumbaro.  

teater.JPG

Login to post comments