Filmi “Nëntori i Ftohtë” triumfon në festivalin e filmit të Zyrihut

Diel, 07 October 2018 16:13

Filmi “Nëntori i Ftohtë”Sijarina shprehet i lumtur që puna e tij për këtë film është vlerësuar Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook se filmi nga Kosova i regjisorit Ismet Sijarina, ka marrë çmimin e audiencës në festivalin e filmit në Cyrih.

Vetë regjisori Sijarina shprehet i lumtur që puna  e tij për këtë film është vlerësuar.

“Selektimi në konkurrencë zyrtare është verifikim për vlerën artistike të filmit, por shpërblimi i publikut është ri-verifikim se audienca e gjerë bashkndjenë me rrëfimin tonë. Ndjehem i nderuar dhe i falënderoj, të gjithë ata që e pëlqyen dhe votuan filmin tonë. Përjetësishtë mirënjohës”, është shprehur regjisori Sijarina.

Ndërsa, producenti i këtij filmi njëherësh edhe aktor në film, Fatmir Spahiu tha se çmimi që është i pari për këtë film vjen nga një audiencë që bashkëndjejnë këtë film.

“Ky çmim është i veçantë për shumë arsye, e para është çmimi i parë për filmin, i pari për mua si producent, dhe krejt në fund vjen nga një audiencë e kombinuar Shqiptaro-Zvicerane të cilët në mënyrë të barabartë e bashkëndjenë filmin. Falënderim të gjithëve që votuat”, ka thënë Spahiu.

Filmi “Nëntori i Ftohtë”, flet për Fadilin i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Ky projekt filmik është prodhim i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me “Albasky Film”, “Audihaus:” dhe “Ikone” dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Login to post comments