Filmi “Luanët drejt Venecias”, rrugëtimi i dy kineastëve drejt Festivalit të Venecias

Diel, 07 October 2018 16:59

Filmi “Luanët drejt Venecias” më skenar dhe regji nga Jonid Jorgji ka përfunduar xhirimet. Një projekt kinematografik, që ka në role aktorë të njohur të kinemasë, por dhe emra të rinj. Regjisori tregon se në qendër të ngjarjes janë dy kineastë dhe rrugëtimi i tyre për në festivalin e Venecias. Një skenar, që sipas Jorgjit është punuar jo pak. “Filmi është një komedi road movie, ku hera-herës merr dhe nuanca dramatike. Është një skenar, të cilin unë e kam punuar për një kohë të gjatë, dhe ka kaluar në disa filtra skenaristësh të huaj me përvojë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre”, pohon regjisori Jonid Jorgji për filmin që ka dhe financimin nga QKK. Në qendër të ngjarjes janë dy kineastë shqiptarë rreth të 60-tave të cilët kanë marrë rrugëtimin për në festival të Venecias me filmin e tyre. Në rrugë e sipër njihen me dy zonja shumë të hijshme, por që janë pjesë e industrisë së seksit. Rrugëtimi i tyre kalon me një sërë situatash e të papriturash nga Bari drejt Venecias. Situata, të cilat ndryshojnë dhe botëkuptimin e personazheve. Një surprizë ndodh me një nga personazhet kryesor, kur në fund të rrugëtimit zbulon se dhe vajza e tij e vetme është pjesë e kësaj industrie. Për filmin e tij regjisori Jonid Jorgji thotë se 80 përqind e ngjarjeve janë të vendosura në Itali, dhe pjesa tjetër në Shqipëri. “Nuk ka qenë diçka specifike që më ka ngacmuar për të shkruar këtë skenar. Kam dashur të vë përballë dy mentalitete të ndryshme, atë të burrave ballkanas dhe grave, të cilat jetojnë në një botë të hapur seksuale. Dhe këtë përballje kisha dëshirë ta vë në një udhëtim me aventura dhe tundime si ato të Odisesë. Tek krijimet e mia, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes familja, dhe kam dashur gjithmonë të luaj me formën e saj. Aty dua të gjej emocionin, dashurinë zhgënjimin etj. Dhe kësaj rradhe vendosa marrëdhënien e një babai të ve me vajzën e tij, të vetme e cila ka vendosur me dëshirën e saj të bëhet pjesë e industrisë seksuale në Europë. Shpresoj të kem dhënë një këndvështrim real dhe të veçantë për publikun”, pohon regjisori. Sipas regjisorit, një përkrahje për filmin kanë dhënë dhe miqtë e tij. “Kolegët Klajd dhe Dionis Papadhimitri, të cilët mbajtën barrën e produksionit dhe mundësuan teknikën. Janë dhe bashkëpunëtorët e filmit, Petros Antoniadis si drejtor fotografie dhe Dave Tozer si Sound recordist. Davide Ded Ndoji, ka qenë bashkëpunëtori kryesor në Itali”, vijon regjisori Jorgji.

Premiera e filmit “Luanët drejt Venecias” sipas regjisorit me shumë mundësi do jetë në muajt e pare të vitit të ardhshëm. Në film aktorja Alesia Xhemalaj vjen në rolin e Anës. Një nga aktoret që ka spikatur me aktivitetin artistik, tregon se Ana në film është një rol interesant. “Në film eksperiencat e mia janë të pakta, po le të themi që është një fillim i mbarë. Pas filmit Bloodlands, i cili u prit mjaft mirë, kam marrë pjesë dhe në pesë filma me metrazh të shkurtër. “Luanët drejt Venecias” është një film brenda filmit. Unë jam aktorja, që luan te filmi që përzgjidhet në festival të Venecias. Nuk është rol protagonist, por është shumë interesant, sepse në një kohë të shkurtër arrin ta shpërfaqësh veten si aktore. Një vajze e re e një province, që bie në dashuri me një djalë. Duke ardhur nga një familje patriakale i ati e ndalon rreptësisht këtë marrëdhënie”, tregon aktorja. Për aktoren Alesia Xhemalaj kinemaja të fal jo pak, edhe pse realizimi i filmit në Shqipëri është një luks. “Kinemaja të fal emocione, dashuri, eksperiencë! Në vendin tonë është kthyer në luks realizimi i një filmi, dhe për të rinjtë është gati- gati një ëndërr kinemaja. Dhe ato filma, që bëhen përherë kanë probleme me buxhetin. Dikush duhet ta kuptoj se të bërit art nuk mund të kthehet në mbijetesë për artistët”, vijon aktorja Xhemalaj. Në këtë film dy aktorët kryesorë janë Vasjan Lami dhe Kastriot Çaushi. Dy aktoret kryesore janë të njohura dhe në arenën ndërkombëtare si Alisa Huzar dhe Natalia De Maria (interpreton te filmi La Grande Belleza). Lista e aktorëve vijon dhe me Luli Hoxha, Marjana Kondi, Albana Sançolli, Armand Xhuli, Alessandra Bonarotta, Dario Frappampina, Erjon Hodo, Grei Dajlanaj, Arjeta Dhima, Alfred Zeneli, Marjetina Gjoni, Alesia Xhemalaj, Luan Aliu, Kliti Roshi, Vilson Gjonçaj, Roerd Toçe etj.  

27751794_10155666880937284_3108491411182629322_n.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...