Pierre-Marcel Favre, “Komandat i Vlerave” të Kamerunit

Hënë, 08 October 2018 10:54

Kritiku dhe gazetari i njohur franko-zvicerian, Pierre-Marcel Favre, njëkohësisht edhe themeluesi dhe Presidenti i Nderit të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë, është nderuar me titullin e lartë “Komandat I vlerave” nga presidenti i Kamerunit, Paul Biya.

Presidenti i shtëpisë botuese “Favre”, Pierre-Marcel Favre është dekoruar së fundi nga shteti i Kamerunit dhe Presidenti i saj Paul Biya!  Pasi është dekoruar nga disa vende të tjera , duke përfshirë Francën, Libanin dhe Bregu i Fildishtë, Shqipërinë etj, së fundi edhe Kameruni nderon botuesin e nderuar Pierre-Marcel Favre Favre, duke ngritur rendin atë në rangun e Komandantit të vlerave, kulturore, artsitke që bashkojnë popujt.

Dekorata e lartë e akorduar nga Presideneti i vendit, Paul Biya , iu dha nga Ministri i Arteve dhe i Kulturës, në një ceremoni të veçantë ku merrin pjesë ministra të ndryshëm, si dhe ish- kryeministri Peter Mafany Musongue. Pierre-Marcel Favre është botues i librit të famshëm "Për komunitetin e liberalizmit", shkruar nga kreu i shtetit  të Kamerunit, Paul Biya, dhe i botuar së pari në vitin 1987, ndërsa së fundi është në shtyp një botim i ri i këtij libri, në një version të redkatuar dhe komletuar, me zhvillimet e reja.

Shumë i kënaqur që e ka marrë këtë titull, z. Favre shprehu gëzimin dhe falenderimet e tij para medias vendase: "Vlerësoj këtë ceremoni të jashtëzakonshme. Është  një kënaqësi e madhe për mua, njëherësh është një krenari, po aq e madhe sepse marr këtë dekoratë nga Kameruni, nga Presidenti i Republikës, një vleërsim nga ministri i artit dhe kulturës dhe nga e gjithë kjo ndihem shumë i nderuar dhe I vleërsuar ", ka thënë ai në shtyp.

  1. Z. Favre u largua nga shtëpia në moshën 17-vjeçare për të udhëtuar në shumë vende, dhe midis tyre, Algjeri. Kthehu në Zvicër, ku studioi arkitekturën në Gjenevë në vitin 1965 dhe mori edhe një licencë piloti profesionale në Zyrih 1964.

Në vitet 70, ai themeloi Botimet “Favre” dhe botoi librat e tij të parë. Më shumë se 1.600 tituj deri më tani janë publikuar nga kjo shtëpi botuese. Në vitin 1987, ai krijoi dhe pastaj kryesoi sallonin e librit, i njohur si Panairi i madh i librit në Gjenevë,  si dhe Panairin e Shtypit, për 23 vjet. Me rastin e 700 vjetorit të Konfederatës zviceriane,  ai themeloi në Lozanë një simpozium të parë "E ardhmja e shkrimit dhe shumëgjuhësisë”. Paralelisht krijoi Fondacionin për Shkrimin, Fondacionin e Arteve Pamore dhe aktualisht është anëtar i shumë Këshillave të Fondacioneve dhe Administratës.

Ai gjithashtu ka shkruar mbi mjaft ekspozita kushtuar piktorëve dhe shkrimtarëve: Dali, Miro, Pikasos, Vallotton, Verne, Toulouse Lautrec, etj. Ai mban rregullisht rubrika të veçanta, si editoriale, reprotazhe dhe komente në gazeta apo revista, si “Le Matin”, “Dimanche”, “Le Temps”, “L’Illustre” etj.

Revista e përjavshme  “L’Illustré” ka botuar një reportazh të gjatë nga cereomnia dhe prania e z. Favre në Kamerun.

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...