Leka Bungo: Është ironi që të kemi Teatër Kombëtar me vepra ndërkombëtare

Hënë, 08 October 2018 17:21

Leka Bungo i rikthehet dramaturgjisë. Në teatër më shumë vëmendje kanë veprat e dramaturgjisë së huaj për t’i sjellë në skena se sa ato shqiptare, megjithat; Bungo tenton t; p;rmbys; sado pak k;t; realitet. Sipas tij, nuk mund të quhet Teatër Kombëtar një institucion kur nuk ka vepra kombëtare në skenë. Regjisori Leka Bungo vijon se sot nuk kemi dhe një degë të dramaturgjisë shqipe në fakultet, por gjithashtu si dramaturg dhe regjisor Leka Bungo pohon se është dramatike, që sot kemi dhe regjisorë kasetash.  “Drama e shkruar nga unë titullohet “Prostituta”. Një dramë, që unë dua të sjell në skenën e  teatrit. Një dramë, e cila rrek të cekë një nga problemet me të nxehta të kohës, që jetojmë. Drama rrek të prekë problemin e trafikimit të qenieve njerëzore, kjo është në qendër të saj. Në ngjarjet e saj vepra tregon një femër, që është trafikuar në moshën 16 vjeçare. Drama fillon kur ajo kthehet nga Italia në Shqipëri, dhe vjen për tu hakmarrë ndaj atij që e çoi në Itali, por atë e gjen deputet. Ai ka qenë dikur skafist në Vlorë dhe kur vjen në Shqipëri e gjen deputet. Hakmarrja që kërkon të bëjë ajo është krejt origjinale sipas mendimit tim. Ajo përcjell një mesazh, që është pothuajse edhe në Bibël i shënuar, që do të thotë njerëzit duhet të falin jo të hakmerren, kjo është një nga tezat e Biblës. Unë këtë e kam shtruar si problem në konfliktin themelor të dramës, dhe kjo tenton të përçojë mesazhin e saj, që njeriu duhet të falë dhe jo hakmerret. Mirëpo hakmarrja sipas personazhit kryesor është si orgazëm për njerëzit, dhe lufta që bëhet është ndërmjet dy ndjenjave të fuqishme, që ekzistojnë te njeriu, falja dhe hakmarrja. Dhe personazh kryesor në vepër veç kësaj gruaje është prifti, që mishëron këto ide që trajtohen te Bibla, që është pro faljes dhe zemërgjerësisë dhe kundër hakmarrjes. Por hakmarrja e kësaj gruaje është e veçantë.

Nuk ka llogjikë që në Shqipëri aq më shumë në Tetarin Kombëtar të mos ketë vepra kombëtare. Nuk mund të ketë Teatër Kombëtar me vepra ndërkombëtare. Kjo është serioze dhe vjen për shumë arsye. E para nga politika e lehtë që zgjedhin për të përzgjedhur atë repertor, që është shumë atraktiv për spektatorin shqiptar, vepra të mirënjohura, vepra që e kanë njohur suksesin në skena të botës. Pra vepra të provuara në skenë, sepse është vështirë për të vënë një vepër që nuk është e provuar, dhe nuk është e lehtë për një regjisor apo teatër, sepse është hera e parë. Kurse kështu janë gjysmë të garantuara me suksesin kur janë vepra të vëna në skenë.

 Dramaturgjia shqipe duhet nxitur në skena me të gjitha mënyrat. Ne nuk kemi në fakultet një degë për dramaturgjinë shqipe. Ne prodhojmë aktorë me qindra dhe nuk prodhojmë asnjë dramaturg, mungon një degë që duhet të nxjerrë dramaturgë në fakultet. Përveç shkollës që mungon është dhe festivali kombëtar i veprave shqipe. Mund të organizohet shumë mirë një festival me vepra shqiptare një herë në dy vjet. Këto vepra, që mund të vihen në skenë mund të mos jenë të gjitha të mira, por 1, 2, 3 mund të jenë serioze, dhe kështu mund të rilind dhe të ngrihet dramaturgjia shqiptare si ata fëmijët që rriten. Por problem tjetër është që vepra  e shkruar nga një dramaturg kur është e mbaruar nuk është se këtu mbaron misioni i teatrit apo autorit. Vepra nuk është e mbaruar asnjëherë, edhe pse autori mund ti ketë vënë pikën. Teatri është laborator dhe aty përpunohen të gjitha gjërat. Edhe një nga veprat më serioze në botë si “Tri motrat” është shkruar në teatër. Por ky bashkëpunim, kjo kërkesë, ky laborator në Shqipëri nuk bëhet fjalë, dhe mungon në mënyrë absolute. Nuk e merr njeri mendimin, që ta krijojë këtë lloj laboratori, sepse është më e lehtë kur merr një shfaqje ta vësh në teatër, që është vënë më parë dhe ka pasur sukses, e klikojnë në youtube dhe e vënë në skenë. Teatrot ushqim kryesor kanë dramën, pa atë nuk mund të bëhen. Teatri shqiptar ka një marrëdhënie jo profesionale siç janë krijuesit dhe teatri. E kam thënë dhe e them, që nuk ka një llogjikë që të lihet vepra shqipe, sepse mungon. Nuk arrij ta kuptoj. Është ironi që të kemi Teatër Kombëtar me vepra ndërkombëtare”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...