Në mungesë të GKA, Idriz Balani prezanton 65 vepra arti në Muzeun Historik Kmobetar

Hënë, 08 October 2018 17:45

Skulptori Idriz Balani prezanton para publikut në ekspozitën e tij personale rreth 65 vepra arti. Në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita përmban jo vetëm figura historike, por dhe personalitete të tjera, si dhe portrete të ndryshme. Vepra si Ismail Qemali, “Vallja e Osman Takës”, “Skënderbeu”, si dhe figura të tjera vijnë të punuara në bronz, mermer, etj.

ekspo-4.jpg

Ekspozita është e kuruar nga Skënder Boshtrakaj dhe skulptori Idriz Balani tregon se këto vepra që ekspozohen janë sintezë e jetës e punës artistike krijuese. Në ekspozitë pasqyrohet puna, duke filluar që nga veprat e para deri në ato të fundit, që janë pjesë e eposit heroik të popullit tonë në luftërat për çlirim.

Ekspozita personale e skulpturave të Idriz Balanit që u hap më 5 tetor do të qëndrojë e hapur deri më datë 10 të këtij muaji për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

ekspo-1 (1).jpg

Login to post comments