“Hija e diellit” rikthen në film aktorët Bruno Shllaku dhe Eva Alikaj

E Enjte, 11 October 2018 16:33

Filmi “Hija e diellit” është një tjetër projekt për të cilin pritet të nisin xhirimet. Me skenar nga Dritan Masareja, filmi sjell në role aktorë të njohur në jetën artistike. Dy regjisorët e filmit Dritan Masareja dhe Julian Canameti në filmin e tyre kanë aktorë si Bruno Shllaku, Eva Alikaj, Mimoza Marjanku, Gjergj Doçi, etj. Aktori i njohur Bruno Shllaku tregon se është një projekt, i cili që në skenarin e tij është ndryshe në kinemanë shqiptare. “Ky film pavarësisht se si është i konceptuar prej Dritanit, e shikoj katërcipërisht në filmat e neorealizmit italian. Nëse dikush do të lexojë skenarin e filmit do të thotë jashtëzakonisht i bukur. Nuk është një skenar filmi klasik siç jemi mësuar ne në kinemanë tonë, por është me disa personazhe që janë dhe ireal, si gjigandi përshembull”, pohon aktori Bruno Shllaku. Sipas aktorit, filmi “Hija e diellit" xhirimet do ti ketë kryesisht në det. Ai tregon se vendi i përzgjedhur është porti i Gjenovas në Itali. Udhëtimi i dy regjisorëve për filmin nisi nga mbështetja që i dha Qendra Kombëtare Kinematografike skenarit. Historia që ata kanë zgjedhur për ta ekranizuar nuk ngjason me historitë e prodhimeve kinematografike të viteve të fundit. Personazhi kryesor në film duket se i ngjan përpjekjeve të tyre për të ecur në rrugën e kinemasë. Si skenarist Masareja ka shkruar një skenar për të gjithë ata që besojnë tek ëndrrat, duke u dhënë një mundësi që t’i ndjekin. Këtë herë në rolin është dhe aktorja e njohur Eva Alikaj. Me një aktivitet të pasur artistik aktorja e njohur vjen me një tjetër personazh, ku së bashku me aktorët e tjerë do të sjellin ngjarjet dhe historinë në filmin “Hija e diellit”. Një subjekt, i cili kërkon të tregojë përpjekjet e dy artistëve të rinj jo vetëm për të realizuar një film, por dhe për të prekur ëndrrën e tyre. Një histori e marrëdhënieve të thjeshta njerëzore, siç është dhe personazhi që do të interpretohet nga Eva Alikaj, marrëdhënia e saj me vajzën e sëmurë, dhe drama e jetës.Personazhet kryesore në këtë film do të jenë, dy miq të ngushtë fëmijërie. Juli është një regjisor i përkushtuar, i martuar me gruan shtatzënë, ndërsa Tani aktori i tij i preferuar. Tani punon në një fermë kuajsh pronë e zotit Frederik të trashëguar brez pas brezi. Ai është i pasionuar pas kuajve dhe merret me gara me pengesa, ku ka dalë dhe dy herë rresht kampion. Të dy djemtë po mundohen të çajnë në rrugën e filmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...