Komisioni i ngritur nga Bashkia e Lezhës, pas votimit të fshehtë përzgjodhi bocetin fitues në konkursin e organizuar për vendosjen e shtatores monumentale të Gjergj Kastriotit, në sheshin me të njëjtin emër në qendër të qytetit. Fituesi u shpall punimi me Nr.12 me autor skulptorin Ardian Pepa. Në vendin e dytë u përzgjodh punimi me Nr.19 me autor skulptorin Kreshnik Xhiku dhe në vendin e tretë punimi Nr.7 me bashkautorë Idriz Balani dhe Bujar Lila. Boceti fitues i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkia e Lezhës si në ide dhe në realizim, gjithashtu të tre punimet më të mira që shkuan në fazën finale: “Nr.12, 19 dhe 7”, kanë marrë vlerësimin maksimal edhe nga profesionistët e fushës dhe kritikët artit.