Shkrimtarja irlandezo-veriore, Anna Burns fitoi Man Booker Prize 2018 për romanin e saj “Milkman,” që portretizon një grua të re, e cila përpiqet të marrë në dorë jetën e saj, në sfondin e një dhune paramilitare. Burns, 56 vjeçe, është shkrimtarja e parë nga Irlanda e Veriut që fiton këtë çmim prestigjioz për veprat në gjuhën angleze, tashmë në vitin e tij të pestë.
“Milkman”, romani i tretë i Burns, ka nota biografike nga përvoja e saj gjatë periudhës së trazuar të konfliktit sektarian, i parë nga sytë e një 18-vjeçareje, e cila u përgjigjet kërkesave të miqve, familjarëve dhe të dashurve të saj.
”Gjuha e romanit është thjesht e mrekullueshme. Ajo është karakteristike dhe nga personazhi protagonist në mënyrë të vazhdueshme realizohet me elasticitet, mprehtësi dhe çiltërsi”, tha kryetari i jurisë, filozofi dhe shkrimtari Kwame Anthony Appiah.