Nis “Skupi Festival”, 7 shfaqje në edicionin e 12 të Festivalit

Tuesday, 23 October 2018 17:51

Nga sot deri më 30 tetor në Qendrën Kulturore Rinore do të mbahet edicioni i 12 i Festivalit Ndërkombëtar – Skupi Festival, në të cilën do të marrin pjesë 7 shfaqeje nga po aq vende.

Artdashësit nga rajoni i Shkupit, por edhe më gjerë, për shtatë mbrëmje radhazi, do të kenë mundësi të ndjekin edicionin e 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Taetrove –“Skupi Festival”, kurse në skenë pritet të paraqiten trupat teatrore nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Italia, Bulgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania, shkruan gazeta KOHA.

Festivali, i cili tradicionalisht mbahet për 11 vite me radhë do të zgjasë shtatë ditë, kurse artdashësit do të kenë mundësi ti përcjellin shfaqet çdo ditë me fillim prej ora 20:00 në Qendrën Kulturore Rinore. Festivalin do ta hapë shfaqja “Im atë e donte Adolfin”, punuar sipas dramës së Mehmët Krajës, në regji të Ilir Bokshit, shfaqje kjo që ka lajtmotiv hulumtimin për dhjetë vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, e cila paraqet kthesë të madhe historike tek shqiptarët. Organizatorët e këtij Festivali u shprehen se janë të kënaqur me punën e deritanishme, edhe përskaj pengesave të cilat i kishin hasur gjatë organizimit, sepse është e vështirë që një festival të bëhet tradicional.

“Kishim disa kundërshtar të çuditshëm të cilët deshën të na godasin, mirëpo dita ditës ne rritemi. Viteve të fundit jemi përballur me problemin buxhetor por edhe me ish Ministrin e Kulturës, sepse ndau buxhet me të cilin ne nuk mund të vazhdonim më tej dhe për këtë kërkuam shpjegime nga ish ministri i cili nuk dha”, theksoi drejtori i këtij Festivali, Muzbajdin Qamili. Ai u shpreh faleminderues ndaj të gjithëve, në veçanti Ministrin aktual të Kulturës, Asaf Ademin, i cili ka ndihmuar në realizimin e këtij festivali.

Selektori Senko Velinov theksoi se gjithmonë janë munduar që të nxisin risi nëpërmjet këtij festivali, duke sjellur teatro dhe aktorë të cilët publiku ynë nuk ka pasur mundësi që ti sheh në vendin tonë. Ndërsa Festivali edhe këtë viti e ka ruajtur traditën për të mos pasur përfaqësues nga Maqedonia. “Shpresoj dhe besoj që edhe më tutje do të vazhdojmë me traditën e këtij festivali duke i mundësuar publikut të shijojë të gjitha shfaqet dhe gjithmonë duke sjellur fytyra dhe teatro të reja. Shfaqet e teatrit tonë mund ti shohim në repertuarin e teatrove dhe nuk dëshirojmë që ato të jenë alibi për paratë e shpenzuara nga ministria, të cilat janë të pakta”, tha Velinov. Festivali do të përmbyllet me shfaqjen “Robëroje Veten” nga Rumania, pas së cilës do të ndahet edhe çmimi i Festivalit.

“Skupi Festival” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Telekomi i Maqedonisë, ndërsa sponsor medial është gazeta KOHA.

Login to post comments