Piktori i dhuroi Papa Gjon Palit II portretin e Nënë Terezës

Tuesday, 23 October 2018 17:56

NGA: GËZIM LLOJDIA

1.Emigrimi

Në udhët e emigrimit ishte edhe ky djalosh kur mërgoi nga brigjet e qytetit të tij të lindjes Vlora. Udha e emigrantit është së pari hapësira,që përshkruhet nga drita dhe shpresa. Busulla orjentuese e tyre ruan vetëm një kah :drejt. Udha e emigrantëve është edhe udha më e vështirë e botës. Zbuluar,shiut dimëror. Erës lemeritëse, ftohmës që të depërtonte në palcë dhe rreziqeve. Shqiptarët nëpër anije merrnin udhët e botës. Udha e emigrantëve nëpër det udhëhiqet nga bashi i anijes. Por të gjitha udhët e tyre,në një pikë bashkohen. Në perëndim. Artan Shabani me turrën e emigrantëve të nisur nga qyteti jugor një mbrëmje zbritën në brigjet e Salentos.

  1. Dy pasione

Shenja të veçantisë quajmë : përjetësisht,kohën që nxë kohën,moti –motin,sekondi -sekondën. “Pasqyra “ku tejqyrët shpirti nga ku do të lexohen ardhmëria e talentit. Mërmërima jetësore ka në brendi të guackës,ura qelqore ato janë hënore apo diellore që do të shprehin fatin ku është i strukur lënda,që do të veproj duke nxjerr në pah talentin. Kështu përveçse e gdhendur në tenin jetësore rrodhi edhe fati i shkruar. Kishte pesë vjet që endej me violonçelin duke kërkuar ëmbëlsin e tingullit. Në moshën 18 vjeç u diplomua për herë të parë në shkollën e arteve në Vlorë. Agron Dine piktor i njohur mjeshtër i madh nga shkolla e pikturës vlonjate ma kishte zënë në gojë emrin e Shabanit si nxënës të tij, kur ai i hyri pikturës pasioni të tij, lënda e kësaj të fundit ishte më dinamike, për të shprehur artin e tij jo më me tinguj dhe nota muzikore,që në të vërtetë ngjasonin si heliografe të padeshifrueshme për një njeri që nuk shkruan muzikë, në telajo arti derdhe fuqinë dhe magjinë e ti. Gjuha e kësaj të fundit e heshtur vërtetë sjell mesazhe.

-Çdo vepër arti,shkruan A. Schopehauer -përpiqet, ne kuptimin e mirëfillte te fjalës, për te treguar jetën dhe sendet ashtu si janë ne te vërtetë, por qe nuk mund te kuptohen menjëherë nga gjithkush, për shkak te mjegullës se rastësive objektive e subjektive. Arti e largon këtë mjegull.Veprat e poeteve, te skulptoreve e te artisteve te arteve figurative ne përgjithësi, mbajnë te hapur një thesar te dijes se thelle, pikërisht sepse prej tyre flet vete dija e natyrës te sendeve, nga ku ato interpretojnë vetëm shprehjet nëpërmjet qartësimit e përsëritjes me te pastër. Prandaj, gjithkush qe lexon poezinë ose shikon veprën e artit figurativ duhet te bashkëpunoje me mjetet e tij për te bere te nxirret ne pah kjo dije, për pasoje, do te kuptoje prej tyre vetëm aq sa do t'i japë aftësia e edukimi i tij, ashtu si ne detin e thelle çdo lundrues mund te lëshoje thellësimatësin vetëm deri atje ku arrin gjatësia e tij. Artan Shabani preku dy fusha. Piktura i zgjoi pasionin ëndrrën e ëndrrës. Pasioni fle por gjithsesi nuk mund të shuhet. Kështu më rrëfehet A. Shabani. Pikturat e tij stolin korridoret e universitet ku punojë. Një udhëtim nëpër këtë koleksion është si në ëndërr.. Atje i gjen ngjyrat dhe lëndën, që ke dëshiruar. Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh. Pjesët e ngrira,do të shkrihen. Prej mahnisë.

3.Klientët

Veçantia e piktorit Artan Shhabani mbetet tek shitja e veprave dhe klientela e tij që përfaqësohet nga personazhe VIP të botës. Zinedin Zidane ka blerë disa piktura të artisti Shabani. Silvester Stalone, aktor i filmave hollivudianë i njohur në vendin tonë rroku ka në ambientet e tij piktura të artistit vlonjate. Ish-kryeministri anglez Tony Bler gjithashtu ka piktura të Shabanit.  

Shabani më tregon se këtë kopje që gjendet aty në murr, pikturën origjinale ja ka dhuruar Bujar Leskaj i njohur si një ndër koleksionistët e veçantë shqiptarë të pikturës.

  1. Si ja dhuroi Papa Gjon Palit II portretin e nënë Terezës

Artan Shabani in udienza dal Papa Shtëpia e Arbëreshëve të Italisë(La Casa degli Albanesi d' Italia ) shkruan: Artan Shabani në takim me Papën. Vatikan, 17 mars 2004 - Një pikturë e titulluar "Nënë Tereza", puna e të riut të talentuar shqiptar Artan Shabani i është dhënë Papës Gjon Pali II. Sheshi Shën Pjetrit - Vatikan - Artisti Artan Shabani tregon Papa Gjon Pali II pikturën e tij: "Nënë Tereza", vaj në kanavacë. Foto të një takim të paharrueshëm:. Artan Shabani përshëndet Papa Gjon Pali II.

Portreti "Nënë Tereza" është një punë e realizuar në vaj, ka dimensionet 55 x 65 cm. dhe është punuar me rastin e shenjtërimit të bamirëses së shquar me orgjinë shqiptare, Goxhe Bojaxhiu. Piktura e artistit vlonjat nuk qëndrojë në fondin e pikturave të arkivit të Vatikanit, por në kishën e "Shën-Thanasit" e cila ndodhet në qendër të Romës

Piktura, paraqet Nenën e Përdëllyer të Mbarë Botës shkruan gazetari TV francez V. Qesari-e cila mban shtrënguar në gjoks një fëmijë. E realizuar me mjaft mjeshtëri, tabloja përmban brenda saj një mesazh e gjendje emocionale tëpër të fortë. Pikërisht idenë e dashurisë së pakufishme që Nëna e Shenjtë kish për Njerëzit e Zotin ndërkohë që, fëmija të cilin ajo mban shtrënguar në gjoks, ngjan si një kryq e duket si imazhi i krishtëzuar i Jezusit - fëmijë. Kësisoj, tabloja përmban edhe simbolikën e vetë jetës e veprës së shquar të kësaj Nëne, e cila përjetoi thellësisht e në çdo çast gjithë dhembjet, helmin e përdëllimin e mbarë botës së vuajtur.

-Nena e arteve te dobishme është nevoja; thotë A. Schopehauer -ajo e arteve te bukura, tepria. Te parat kane për atë intelektin, te dytat gjeniun, -i cili është vete një lloj teprie, d. m. th tepri e forcës se njohjes mbi masën e kërkuar për t'i shërbyer vullnetit, dëshirës. Piktori A. Shabani sipas idesë time sundon ngjyrat.

Login to post comments