Nëntor, Teatri Kombëtar ende pa një kalendar artistik

E mërkurë, 31 October 2018 15:50

Nesër është 1 nëntor. Sezoni artistik në Teatrin Kombëtar ka nisur prej kohësh, por nga institucioni nuk ka një kalendar artistik të bërë të ditur për shfaqjet teatrore. Ndryshe nga vitet e kaluara ku Teatri Kombëtar me fillimin e sezonit të ri artistik në vjeshtë kishte dhe kalendarin artistik, ky sezon nuk ka asnjë publikim, me përjashtim të dy premierave teatrore. Deri tani në skenë te “arTurbina” janë shfaqur veprat teatrore “Tag” si dhe “Peng”, kjo e fundit bashkëpunim me teatrin e Durrësit. Në këtë situatë artistët pohojnë se institucioni duhet ti bëjë me dije për kalendarin artistik, sepse ata janë të kontraktuar për punën. Në lidhje me kalendarin artistik pranë Teatrin Kombëtar bëhet me dije se nga institucioni lajmërohen shfaqjet që janë gjatë muajit, pasi sallat te “arTurbina” përdoren dhe për shfaqje të institucioneve të tjera si dhe shfaqje private. Problemi me kalendarin artistik vjen pas problemit me godinën e TK, por për aktorët nuk është e pranueshme. Aktori Neritan Liçaj pohon se nuk ka ndodhur më parë që teatri mos të bënte publik kalendarin artistik. “Drejtori mbase me veten e tij mund ta ketë ndërtuar kalendarin artistik, por fakti që se kanë zyrtarizuar, nuk kanë nxjerr si çdo vit një kalendar dhe repertor për këtë duhet pyetur drejtori dhe ministrja e Kulturës. Unë vetë nuk di asgjë. De facto ai nuk është më drejtor sepse godinën se ka të vetën, sallat jo, ka vetëm trupën, por gjithsesi ai duhet të bënte me dije një kalendar artistik. Dikur kalendari ishte në shtator, por erdhi dhe nëntori dhe nuk besoj të nxirret më kalendar besoj”, pohon aktori Liçaj. Edhe pse në skenë kanë ardhur dy premiera, aktori pohon se drama “Peng” i takon sezonit të kaluar.

Edhe për aktoren Anila Bisha mungesa e një kalendari artistik është problem. Aktorja pohon se janë firmosur kontratat me institucionin, por nuk dihet për punën. “Është shumë problem dhe ende nuk ka një kalendar artistik. Unë jam një aktore e Teatrit Kombëtar që kam firmosur kontratën për këtë vit dhe nuk jam në dijeni të asgjëje, që unë do të punoj? Përse ky drejtor më ka bërë këtë kontratë? Nuk kam asnjë lloj informacioni. Nëse ky drejtor erdhi me triumfin, që unë do të bëj një kalendar për Teatrin Kombëtar, se kuptoj pse nuk kemi këtë vit. Ai ne si aktorë na ka kontraktuar, unë i kam pyetur kolegët e mi dhe nuk dimë asgjë. Ne na kanë bërë kontrata dhe se dimë do punojmë  apo thjesht e ka bërë këtë vit për të na mbyllur gojën dhe të thotë më pas ikni që të punojmë privatisht?”, pohon aktorja Bisha. Problemet me jetën artistike sipas aktorëve janë dhe përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, duke nisur që nga buxhetet e pakta për shfaqjet në skena.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...