“Rizbulimi i të përbashkëtave”, në vitin e Kulturës Austri-Shqipëri

E Enjte, 01 November 2018 18:23

Akademia Diplomatike e Vjenës organizoi prezantimin e librit “Rizbulimi i të përbashkëtave, një kaleidoskop i historisë dhe i së tashmes së marrëdhënieve shqiptaro-austriake”, një botim i posaçëm për Vitin e Kulturës 2018 Austri-Shqipëri, nga Ministria për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë. Libri prej 175 faqesh është një përmbledhje pjesësh letrare në prozë e poezi, shkrimesh dokumentare dhe reportazhesh, studimesh kërkimore historike dhe sociologjike, si dhe prezantim fotografish dhe pikturash nga autorë shqiptarë dhe austriakë që hedhin dritë dhe vijnë si dëshmi mbi marrëdhëniet historike e aktuale shqiptaro-austriake. Të pranishmit e shumtë austriakë dhe nga komuniteti shqiptar në Austri u përshëndetën nga Ambasadori i RSH-së në Austri  Roland Bimo, nga Drejtorja për Marrëdhëniet Kulturore me Jashtë në Ministrinë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Ambasadore Teresa Indjein, Drejtori i Akademisë Diplomatike, Ambasador Emil Brix, Presidentja e Nderit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri Znj. Elisabeth Gehrer, Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, Ambasador Arno Riedl (ish-ambasador i Austrisë në Shqipëri 1997-2001) dhe Presidenti i Federatës austriake “Partner i të gjitha Kombeve“ (PaN Gesellschaft) Prof. Univ.Dr. Hermann Mückler.

Me këtë rast, Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri iu dha Çmimi PaN 2018, një çmim vjetor që jepet nga Ministria për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë dhe Federata PaN – Partner i të gjitha Kombeve (PaN Gesellschaft mbështet në veprimtarinë e tyre mbi 100 shoqata që veprojnë në Austri me synim thellimin e miqësisë dhe partneritetit mes Austrisë dhe vendeve të tjera).

Shoqata e Miqësisë Austri-Shqipëri u vlerësua për aktivitetin dhe përpjekjet e saj për dialogun e paanshëm dhe paqësor, jo vetëm midis Austrisë dhe Shqipërisë, por edhe me vende, kultura dhe besime të tjera fetare. Përfshirja në program i leximit të pjesëve të librit nga një aktor profesionist austriak dhe i interpretimit të disa këngëve të njohura shqiptare nga mexosoprano shqiptare Flaka Goranci, shoqëruar në kitarë nga artisti shqiptar Alfred Bushi, i shtuan emocionet e kësaj mbrëmjeje.

 

45201198_1865378543531860_8107126293075591168_o.jpg

 

Modifikuar më E Enjte, 01 November 2018 18:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...