Artistët, letër deputetëve: Rrisni buxhetin e kulturës! Maqedonia, 65 milionë euro, ne 15 milionë…

Premte, 02 November 2018 10:53

Problemet prej gati 30 vjetësh në art dhe kulturë për artistët kanë ndikuar në zhvillimin e këtij sektori. Të shqetësuar për infrastrukturën, financat dhe kuadrin ligjor në sektorin e artit dhe kulturës, ata përmes një letre me kërkesat e tyre i drejtohen deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në letrën drejtuar deputetëve Sindikata e Artistëve të Skenë dhe Ekranit bën me dije se prej vitesh qeveritë kanë shkurajuar artistët dhe punonjësit e artit dhe kulturës. “27 vjet më parë njerëzit e artit dhe kulturës qenë ndër të parët që iu bashkuan thirrjes së studentëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Së bashku shpresuam që artet dhe kultura nuk do të ishin më “rripa  transmisioni të partisë”, por një sektor përkatësisht komunitet i vlerësuar i shoqërisë, i trajtuar me dinjitet nga qeveritë. Fatkeqësisht në këto pothuaj tri dhjetëvjetësha, qeveritë kanë bërë shumëçka për ti shkurajuar artistët dhe në përgjithësi punonjësit e artit dhe kulturës, për t’ua vështirësuar jetën dhe punën, duke i detyruar të ndryshojnë profesion  apo dhe më keq të emigrojnë pa kthim jashtë atdheut. Do të tingëllonte tej mase zhgënjyese, nëse thirrja jonë sot do të shndërrohej në “E duam Shqipërinë si Maqedonia” me gjithë respektin për vendin fqinj” thuhet në letrën e SASE. Në letrën drejtuar deputetëve artistët bëjnë me dije se Maqedonia ka një buxhet për artin dhe kulturën katër herë më shumë se sa veni ynë.“Maqedonia fqinje, një vend me popullsi dhe prodhim kombëtar më të vogël se Shqipëria, ka një buxhet për kulturën plot 4 herë më të madh se ai i Shqipërisë: 65milion euro përkundrejt 15 milion eurove! Në Maqedoninë fqinje ka investime të vazhdueshme në infrastrukturë, ndërsa papunësia e artistëve nuk ekziston. Duhet të ndjehemi të turpëruar për faktin qenë periudhën e tranzicionit, në Maqedoni, janë ngritur dy teatro shqiptarë (në Tetovë e në Kumanovë) dhe ka nisur puna për hapjen e një teatri shqiptar në Gostivar, ndërkohë që në Shqipëri janë mbyllur dy teatro shqiptarë (në Berat e në Peshkopi)”, vijon SASE. Jo vetëm fusha e teatrit, por ata pohojnë se zhgënjyese paraqitet edhe tabloja e fushës së monumenteve të kulturës, të cilat rrënohen ngaditë për shkak të mungesës së fondeve për mirëmbajtje dhe restaurime. Për artistët edhe tabloja e kinematografisë nuk është më e mirë. Në këtë gjendje ata pohojnë se problemet e paraqitura në letër i detyrojnë të kërkojnë buxhet për artin dhe kulturën të paktën sa Maqedonia. “Shqipëria të ketë, në vitin 2019 e në vazhdim, një buxhet për kulturën më së paku të barabartë me Maqedoninë”, vijon letra e artistëve.

Problem shqetësues sipas artistëve vijon të jetë kuadri ligjor, i cili duhet të përditësohet dhe të plotësohet mbi bazë dialogu qeveri-komunitet.  “Ju kujtojmë, në të njëjtën kohë, që ka ardhur momenti madje ka kaluar, që i gjithë kuadri ligjor përkatës të përditësohet e të plotësohet mbi bazën e një dialogu të institucionalizuar qeveri-komunitet, sipas modeleve të përvojave më të mira europiane, mundësisht sa më pranë standardeve të BE, dhe jo duke u imponuar nga lart poshtë, d.m.th. duke u shfrytëzuar për fasadë dhe për të ruajtur këtë status quo”, përfundon letra e SASE.

Regjisori Robert Budina në lidhje me këtë situatë pohon se nuk është hera e parë që flitet për këto probleme nga artistët. Sipas tij për gjendjen që po kalojnë artistët dhe problemet me institucionet e artit janë të ditura për Ministrinë e Kulturës, por deri tani nuk ka pasur vëmendje. “Ministra e Kulturës ka përgjegjësi, sepse duhet të ishte e para që duhej ta kërkonte për artistët. Por sigurisht që ajo nuk e bën këtë punë. Ne kemi një Ministri Kulture që e ka mendjen me shemb muzeun, jo që të merret me halle te artistëve. Ministrisë së Kulturës i intereson vetëm të bëjë një fasadë sikur po punohet dhe janë gjërat në rregull. Kaq iu intereson, nuk iu duhet gjë tjetër. Por gjërat e tjera ne do ti zgjidhim vetë, nuk do ti zgjidhim me Ministrinë e Kulturës”, shprehet regjisori Budina. Ndërsa janë ftuar të gjithë artistët të firmosin këtë letër, regjisori Robert Budina shprehet se këto janë probleme që prekin të gjithë komunitetin artistik. “Janë probleme që prekin të gjithë artistët në vend. Edhe ata që kanë mendime të ndryshme nga ne në fund të fundit do të jetojnë me art dhe jo me politikë. Në këtë pikë ne jemi të gjithë dakord, por problemi qëndron që kjo mbase duhej të ishte bërë dhjetëra vite më parë”, pohon regjisori Budina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...