Zbulohet mozaiku i Akilit

Tuesday, 06 November 2018 17:25

Mozaikët e Vilës Athinase, mes të cilëve edhe i famshmi Mozaik i Akilit do të jenë të hapur vitin e ardhshëm nga vizitorët e Parkut të Apolonisë. Pas më shumë se 20 vitesh në konservim, ekspertët i kanë zbuluar këto ditë, për të parë gjendjen dhe për të përgatitur hapjen e Monumentit që pritet të jetë një atraksion i shtuar për turistët. Mozaiku i Akilit në Apoloni, i cilësuar një mrekulli artistike, deri në një ungjill i artit të homerizimit, do të jetë i vizitueshëm sezonin e ardhshëm turistik. Vepra që daton në shekullin e III para lindjes së Krishtit gjendet në të ashtuquajturën Vila Athinase, mozaikët e të cilës po dalin në dritë për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh. Ornela Dyrmishaj: Rihapet për të parë situatën, gjendjen e tij, për të konstatuar nëse ka nevojë për konsolidim apo jo dhe për të ndryshuar të gjithë elementët që bëjnë mbrojtjen e tij. Pamjet në video tregojnë vetëm një pjesë të mozaikëve në dyshemenë e vilës. Aty mbizotërojnë figurat gjeometrike dhe floreale dhe ngjyrat bardh e zi.

Ornela Dyrmishaj: Është një nga mozaikët më të bukur që mendohet që ka Apolonia, që është ai i Akilit. Pas verikimit të gjendjes, Vila Athinase do të jetë e vizitueshme verën e ardhshme, dhe drejtuesit e parkut Arkeologjik, presin që ajo të jetë magnet për turistët. Ornela Dyrmishaj: I vizitueshëm është dhe në këto momente, por besoj se vitin tjetër do të jetë një nga atraksionet plus për Apoloninë, siç ishte dhe Vila Impluvium sivjet që u hap. Mozaiku në Vilën Impluvium që u hap verën që lamë pas ishte një prej atraksioneve që sollën mbi 36 478 vizitorë gjatë muajve janar-gusht 2018 në Parkun e Apolonisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...