Atletet e Edi Ramës bëhen "modë", fituesja e Oscarit paraqitet me atlete në Buckingham Palace

Premte, 09 November 2018 08:46

Fituesja e çmimit Oscar Emma Thompson është nderuar me një nga çmimet më të larta të Britanisë.

Ajo mori titullin nga Princi William në ceremoninë e mbajtur në Buckingham Palace të mërkurën në mëngjes për kontributin e saj në art si një prej aktoreve më të mira të Britanisë. Ylli 59-vjeçar mbërriti në pallat e veshur sportive me një kostum ngjyrë blu dhe një palë atlete të bardha, që na kujtoi daljet e shpeshta sportive të kryeministrit Edi Rama në samitet politike. Me sa duket veshja e atleteve në evente kaq formale po kthehet në një modë mes figurave të njohura, që përcjellin mesazhin e komfortit dhe rehatisë. 

rs_634x1024-181107054137-634-Prince-William-Emma-Thompson-Buckingham-Palace-LT-110718-19563437-1.jpg

Login to post comments