Këngëtarja Danjela Toçi u shpall fituese e vendit të parë në Festivalin e këngës për fëmijë “FEST 2018”, në Kukës.
Me mbështetjen e bashkisë Kukës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukës, Qendra Kulturore e Fëmijëve organizoi festivalin e këngës për fëmijë “FEST 2018”.
Edhe këtë vit, veprimtaria më e rëndësishme muzikore për fëmijë që tashmë është kthyer në traditë, mblodhi bashkë talentet e vegjël të qytetit të Kukësit.
Në skenën e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” u ngjitën 16 këngë konkurrente, për të cilat juria vendosi edhe çmimet si më poshtë:
VENDI I PARË – Danjela Toçi
VENDI I DYTË – Andeta Cenaj, Alisia Koloshi
VENDI I TRETË – Kejxhi Bilali, Anisa Grenazi
INTERPRETUESJA MË E MIRË: Dajana Koldashi