Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim shkencor në vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut

E Enjte, 15 November 2018 14:21

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,  Nexhat Daci u prit sot në një takim pune nga Vasil Tole, sekretar i përgjithshëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në takim u konstatua se përparësitë e protokollit të bashkëpunimit për vitin 2018, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut janë realizuar sipas parashikimit dhe u rikonfirmua se bashkëpunimi ndërakademik midis dy institucioneve është përparësi e përparësive. Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut institucionet përkatëse po zhvillojnë aktivitete dhe takime mjaft të rëndësishme për të pasqyruar në një tablo mjaft të veçantë dhe nga pikëpamje të ndryshme figurën e heroit tonë jo vetëm si hero por në fusha të ndryshme që nga arti e deri tek strateg për mbrojtjen e civilizimit në Europë.

Login to post comments