Panairi i Librit, “Profeti Muhamet” i sh.b “55”, një nga librat më të kërkuar

E Enjte, 15 November 2018 18:26

Në Panairin e Librit, hapur dje në Pallatin e Kongreseve, mes stendave të botuesve është edhe shtëpia botuese “55”, me titujt e saj, botuar gjatë vitit 2018 e më herët. Një nga titujt më të shitur e të kërkuar është “Profeti Muhamet” i  shkrimtarit të shquar hebre Lev Nussimbaum, i njohur me presudionimet letrare Essad Bey. Ky libër ka ngjallur debate si nga intelektualët, ashtu edhe nga besimtarët muslimanë, të cilët e kanë mirëpritur dhe lexuar si një  prurje interesante enciklopedike dhe e nevojshme për lexuesin.

Për Profetin Muhamet janë shkruar me dhjetra e qindra shkrime, libra e predikime të ndryshme fetare në mbarë botën. Historia e tij, sikurse ndodh në librat e shumë fetarë, është e glorifikuar, e lartësuar, dhe e mbushur me legjenda e mite nga më të ndryshmet. Megjithatë, shkrimtari dhe gazetari hebre, i konvertuar në fenë islame, Lev Nussimbaum, ndërmori misionin e vështirë për të rishkruar historinë e porfetit, biografinë e tij reale, sa më të vërtetë, më njerëzore, një mision që dukej i vështirë, por jo i pamundur.  

Libri i tij për Profetin Muhamet pati shumë jehonë dhe u prit shumë mirë nga lexuesi perëndimor. Gazeta prestigjioze “Herald Trubine” shkruan për librin: “...Padyshim që “Profeti Muhamet” nga Essad Bey, është biografia më mbresëlënëse dhe më imponuese e shkruar deri më sot, nga një prej shkimtarëve dhe personaliteteve më kompleks për kohën, që fatkeqësisht jetoi pak”.   

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...