Petrit Ymeri: Ja 7 problemet që po shkatërrojnë librin

Tuesday, 20 November 2018 16:05

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri jep alarmin për situatën e librit në Shqipëri. Ndonëse Panairi i 21-të i Librit mund të quhet i suksesshëm, sipas Ymerit lexueshmëria në Shqipëri është në nivele katastrofike duke konfirmuar shifrën e INSTAT se 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër. 

Në një letër që i ka dërguar ministrit të Financave Arben Ahmetj, ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, kryetares së Komisionit Parlamentar për Median dhe Mjetet e Informimit Publik Alban Vokshi, kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, ai i kërkon ndëhyrjen urgjente nëpërmjet rregullimeve ligjore në mënyrë që gjendja të ndryshojë sa më shpejt dhe që shifra 1 milionë të mos rritet. 

Letra u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” në të cilin ishte ftuar deputetë të komisionit parlamentar të Medias, vetë kryetari i shoqatës Petrit Ymeri por edhe shkrimtarë dhe botues. Ja cilat janë problemet e paraqitura në instancat shtetërore nga kreu i shoqatës Petrit Ymeri:

  • Mungesa e bibliotekave publike në shkallë vendi. Përveç disa minibibliotekave në Tiranë, ka një mungesë totale të bibliotekave. Ngritja dhe hapja e tyre do bëjë që shqiptarët të afrohen me librin, ta lexojnë atë edhe nëse nuk kanë mundëisnë ta blejnë. 

  • Nuk ka asnjë pasurim të librave që nga vitit 2012 për bibliotekat ekzistuese. Shtetei nuk ka asnjë financim për pasurimin e biblitekave në të cilat mungojnë masivisht librat dhe nuk furnizohen prej 6 vitesh. 

  • Shteti bën restautrim të godinave me tulla, pllaka, e vetrata, por shteti nuk ble libra për bibliotekat në shkolla dhe ato publike. 

  • TVSH-ja me 20 për qind në blerje të librit dhe 0 për qind në shitje sjell rritjen e kostos dhe e shkatërron botimin e librit. 

  • Ekzistenca e shtëpive botuese fantazmë që kanë shtypshkronjë por nuk kanë shtëpi reale botuese është një problem dhe pengesë për një aktivitet ligjor dhe cilësor. 

  • Rritja e tatimit me 50 për qind të honorareve e dëmton botimin por shkatërron dhe dekurajon punën krijuese.

Nënkryetarja e Komisonit Parlamentar për Median dhe Mjetet e Informimit Publik Milva Ekonomi deklaroi për gazetarin Qafoku se ishte e informuar për këtë shqetësim dhe mazhoranca është e angazhuar për rregullimin e kësaj situate. 

Ekonomi pranoi gjendjen e rëndë të mungesës së leximit duke e ilustruar me disa shifra interesante. Dikur drejtoreshë e INSTAT dhe njohëse shumë e mirë e statistikave, sipas Ekonomit deri në vitin 2006 në Shqipëri kishte 46 biblioteka lokale. Ndërsa përsa i përket leximit, Ekonomi tha se të dhënat tregojnë se një shqiptar mesatarisht lexon vetëm 11 minuta në ditë. 

I ndarë sipas qyteteve, sipas Ekonomit të dhënat janë të tilla se në qytete lexohet më shumë se në Tiranë. Rezultatet e anketave nxjerrin se në qytete lexohen 10.4 libra në vit, ndërsa në Tiranë 7.6 libra në vit. Edhe më të rëndë e paraqiti situatën anëtarja e po këtij komisioni deputetja e LSI-së Nora Malaj. Sipas Malajt, në një sondim që kishte bërë vetë në universitet, 70 për qind e studentëve në vitit të parë nuk kishin lexuar asnjë libër gjatë gjithë vitit.

Login to post comments