Skënderbeu në kulturën italiane, franceze dhe shqiptare

E mërkurë, 21 November 2018 14:24

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë një figurë frymëzuese e shumë krijuesve letrarëve, skulptorëve të ndryshëm si dhe kompozitorëve në periudha të ndryshme, në veçanti të periudhës se Barokut. Poetë dhe shkrimtarë të ndryshëm, kompozitorë të asaj periudhe kanë shkruar poezi, drama muzikore, komedi dhe tragjedi për Skënderbeun. Lista e veprave të luajtura rrallë të Antonio Vivaldit përfshin operën “Skënderbeu”, që u luajt fillimisht në “Teatro della Pergola” në Firence të Italisë më 22 qershor 1718. Autori i libretit ishte Antonio Salvi da Lucignano. Opera u luajt me rastin e rihapjes së teatrit, “Teatro della Pergola”, i cili është në një institucion artistik me shumë emër i teatrove fiorentine. Vetëm disa nga ariet e Vivaldit nga opera mbetën në Torino, Itali, së bashku me libretin që është arkivuar në një bibliotekë në Bolonjë. Një opera tjetër për Skënderbeun kanë shkruar dy kompozitorët François Rebel dhe François Francouer. Opera “Skënderbeu” e François Rebel dhe François Francouer është shfaqur në Francë në 1735, 1763.

Në vitin 1735 kjo opera është shfaqur në Paris. Libretist ishte Antoine Houdar de la Motte. Opera “Skënderbeu” e Rebel dhe Francouer është luajtur edhe më 22 tetor në vitin 1763 në Francë, në Fontainebleau. Opera e tretë për “Skënderbeun”, e ka kompozuar Bernard Germain Comte de Lacepede (1765-1805). Ai ka qenë natyralist dhe politikan. Lacepede ishte gjithashtu kompozitori i pesë operave. Një nga këto është opera “Skënderbeu”. Opera nuk u luajt asnjëherë, pasi që Lacepede për disa arsye e ka prishur atë. Opera “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu” e Prenkë Jakovës, u shfaq më 17 Janar 1968. Opera e Prenkë Jakovës qe një nga kulmet e veprimtarive përfshirë në festimet e jubileut 500 -vjetorit të vdekjes të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, të zhvilluara në atë rast. Me rastin e 550- vjetorit të vdekjes Gjegj Kastriotit, Skënderbeu-Hero Kombëtar, ditën e shtunë më datën 24 nëntor në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër do të zhvillohet aktiviteti me titull “Përjetim artistik i Gjegj Kastriotit, Skënderbeu në kulturën italiane, franceze dhe shqiptare”. Në aktivitet do të referojnë dr. Edmond Buharaja, Universiteti i Arteve Tiranë dhe Qamil Gjyrezi, studiues i muzikologjisë.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 14:38
Login to post comments