Inva Mula dhe Lule Elezi, sonte me koncert në Slloveni

Saturday, 24 November 2018 14:02

Dy emra të mëdhenj të artit shqiptar, Inva Mula dhe Lule Elezi, kanë bashkuar forcat për një paraqitje klasike muzikore.

Në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Slloveni, sot janë paraparë disa aktivitete. Në ora 15:00 do të prezantohet libri “Albanese” me autor Shyqri Nimanin, në Pallatin Pretorian. Në po këtë Pallat prej orës 17:00 do të ketë koktej rasti. Në ora 18:00 do të mbahet Mesha në gjuhën shqipe dhe italiane – në Katedralen e Koprit.

Në ora 19:00, sopranoja Inva Mula dhe Lule Elezi në piano do të sjellin koncertin e tyre në Kopër të Sllovenisë.

Ngjarja në fjalë mban titullin “Monomenta Albanica Justinopolitana” dhe organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’. Marrëdhëniet mes Kosovës e Sllovenisë kanë qenë gjithmonë të mira. Sllovenia e ka njohur Kosovën me 5 mars të vitit 2008 ndërsa në maj të po këtij viti Sllovenia ka hapur edhe Ambasadën e saj në Kosovë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...