Ditët shqiptare u shënuan në Slloveni, Inva Mula dhe Lule Elezi magjepsën publikun

Hënë, 26 November 2018 09:26

Të dyja me të kuqe, sopranoja Inva Mula dhe pianistja Lule Elezi, në mbrëmjen e së shtunës janë ngjitur në skenën e Katedrales në Kopër të Sllovenisë, të cilat janë prezantuar me një program të përzgjedhur për Ditët Shqiptare në Slloveni 

Me vepra të kompozitorëve botëror, por edhe atyre shqiptarë, dy artistet shqiptare për rreth një orë kanë paraqitur perla të muzikës të kompozitorëve si: Dy Ave Maria nga Giulio Caccini dhe Franz Schubert, pastaj vepra nga Giacomo Puccini, Palok Kurtaj, Avni Mula…

Ky koncert që ka mbledhur shumë të pranishëm për të shijuar këtë mbrëmje koncertale, është përcjellë edhe nga Pëllumb Qazimi, ambasador i Shqipërisë në Slloveni, sikurse edhe zëvendës ambasadorja e Kosovës në Slloveni.

Në kuadër të ditëve shqiptare në Slloveni, përpos koncertit të Inva Mulës dhe Lule Elezit, ka pasë edhe prezantime të tjera artistike, që ka përfshirë artistë të fushave të ndryshme. Ngjarja në fjalë mban titullin “Monomenta Albanica Justinopolitana” dhe organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...