Përkujtohet me modesti 105-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe përkthyesit Petro Marko

Hënë, 26 November 2018 09:57

Bashkia Himarë, Muzeu Historik Kombëtar dhe Unioni i gazetarëve shqiptarë përkujtuandje, poetin, shkrimtarin dhe përkthyesin Petro Marko, në 105-vjetorin e tij të lindjes. Studiues, artistë dhe dashamirës të shumtë të kësaj figure ishin të pranishëm në aktivitetin “Urime për burrin e bregut të bukur”. Shume pak njerez per nje shkrimtar te madh! 

Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, kryetari i Unionit të gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa si dhe studiuesi Behar Gjoka. Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në fjalën e tij u shpreh se “sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kuptojmë veprën e tij”.

“Jam vetë lexues i vazhdueshëm i Petro Markos dhe kuptoj se sa reale dhe sa realist ka qenë ai në veprat e tij”, tha Goro.

petro2.jpg

Petro Marko lindi më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës. Kreu shkollën Tregtare të Vlorës. Më 1 mars 1936 botoi numrin e parë të së përdyjavshmes letrare “ABC”. Po atë vit vajti në Luftën Civile të Spanjës me një grup prej dyzetë shqiptarësh dhe hyri në repartin Garibaldi të Brigadave Ndërkombëtare.

Në Madrid, së bashku me Skënder Luarasin, filloi botimin e një reviste me 20 faqe në gjuhën shqipe me titullin “Vullnetari i Lirisë”, që doli vetëm dy numra. Më 1940 u shtrëngua të kthehej në atdhe nga mërgimi në Francë. Një vit më vonë u arrestua nga italianët dhe u internua bashkë me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin Ustika në detin Tirren . 

Në tetor 1944 u kthye në Shqipëri si partizan. Pas disa vitesh si kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” më 1947 u arrestua nga komunistët dhe u burgos në Tiranë. Pas rënies së Koçi Xoxes, u lirua dhe u lejua të punonte si mësues në Tiranë. Pas botimit të romanit “Një emër në katër rrugë” (Tiranë,1973), iu ndalua botimi për një periudhë prej tetë vitesh. Vdiq në Tiranë, më 27 dhjetor 1991.

Veprat e tij më të mira janë cilësuar: “Hasta la vista”, Tiranë,1958; “Qyteti i fundit”, Tiranë, 1960; “Rrugë pa rrugë”, Tiranë 1964; “Nata e Ustikës”, Tiranë 1989 etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...