Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” mban koncert festiv për 28 Nëntorin

E mërkurë, 28 November 2018 14:04

Drejtori i kësaj shkolle, Kastriot Sada ka treguar për KosovaPress se ky koncert realizohet fal nxënësve të kësaj shkolle.
Shkolla e Muzikës ”Prenk Jakova”, sonte ka mbajtur koncert festiv për nder të festës së 28 Nëntorit.

Drejtori i kësaj shkolle, Kastriot Sada ka treguar për KosovaPress se ky koncert realizohet fal nxënësve të kësaj shkolle.

Sada: Përgatitjet për këtë koncert kanë filluar që dy muaj

“Sot është mbajtur një koncert nga nxënësit e shkollës së muzikës, nxënësit aktual, ishin nxënësit e shkollës tash më studentë në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë, si dhe nga mësimdhënësit e shkollës sonë, për nder të 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Përgatitjet kanë filluar dy muaj më parë, do të thotë që nga muaji shtator, kemi filluar përgatitjet, sepse në kalendarin shkollor të planeve dhe programeve tona, të cilët i bëjmë, i zhvillojmë në shkollën tonë, ka qenë pikërisht edhe kremtimi i kësaj feste, dhe ne në vigjilje të kësaj feste, pikërisht sonte mbajtëm një koncert”, tha Sada.

 Tutje, drejtori i kësaj shkolle, ka thënë se këto vepra ishin të gjitha më karakter kombëtar, duke ekzekutuar veprat e kompozitorëve më të njohur.

Sada: Të gjitha veprat e koncertit ishin me karakter kombëtar

“Të gjitha kanë qenë të karakterit kombëtar, veprat kanë qenë të kompozuara nga kompozitorët shqiptarë. Nxënësit dhe instrumentistët kanë ekzekutuar vepra të kompozitorëve të njohur Qek Zadea, Pasterra Dhomi, Kujtim Laro, Feim Ibrahimi, si dhe dy vepra, një nga Tumor Berisha dhe tjetra nga Avni Krasniqi”, ka shtuar Sada.

Tutje ai përmendi aktivitetet e kësaj shkolle dhe theksoi pjesëmarrjen në Rumani, me këngën e Rexhës, ku Kosova u përfaqësua si shtet.

Ndryshe, në Shkollën “Prenk Jakova”, në Gjakovë vijojnë mësimin gjithsej 300 nxënës, të të gjitha cikleve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...