”Këmbëzbathur në Park”, premierë në ”arTurbina”

Diel, 02 December 2018 08:52

Përballja me realitetin dhe nevoja për dashurinë në familje vënë përballë dy çifte në skenën e ”arTurbinës”. Dy të rinj luftojnë për tu përballur me botën jashtë, ndërsa fqinjët e tyre tashmë të moshuar kanë kapërcyer hendekun, duke i qëndruar më pranë njëri-tjetrit. Në thelb të gjithë botës qëndron dashuria. Nëse ka dashuri, të gjitha pengesat dhe mosmarrëveshjet do të gjejnë udhën për të shkuar drejt zgjidhjes. Këtë do të përcjellë shfaqja ”Këmbëzbathur në Park”, gjetjen e balancave në një martesë dhe rëndësinë që ka plotësimi i anës shpirtërore. Në datat 1 dhe 2 Dhjetor, ”arTurbina” do të pushtohet nga dashuria dhe lufta mes një çifti që e sheh botën krejt ndryshe. Në thelb të shfaqjes së dramaturgut, Neil Simon, qëndrojnë pritshmëritë e larta të dy të rinjve të sapomartuar që përplasen me realitetin dhe rutinën që kaplon marrëdhënien. E gjithçka përballet me eksperiencën komshinjve të tyre, ku jeton një tjetër çifti në moshë më të madhe të cilët kanë gjetur balancën e jetës. Çifti i sapomartuar, i kudogjendur në realitetin shqiptar, vihet përballë problemeve që sjell rutina, jeta e përditshme dhe diferencat në mënyrën sesi perceptohet bota. Shfaqja do të jetë një hulumtim mes kuptimit të vërtetë të lumturisë dhe bashkëjetesës në çift. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...