60-vjetori i vdekjes së aktorit të shquar shkodran, Zef Jubani (1910-1958)

Diel, 02 December 2018 09:53

60 vjet më parë, ditën e premierës së operës “Mrika” në Shkodër u shua aktori i shquar shkodran, Zef Jubani.  Ka një galeri të pasur rolesh,p or mbi të gjitha shquhej për rolin e Harpagonit nga “Kopraci” i Molierit. Për koincidencë dhe në homazh të kësaj figure të shquar të artit skenik, këto ditë në Korçë po shfaqet me sukses “Harpogoni” i një kolegu të tij, Koço Qendro.

9856c1b2f841e07f20ba98774f7d5632a0213e62-234x300.jpg

Zef Jubani (1910-1958). Aktor. Lindi ne Shkoder. Qysh kur ndoqi shkollen e jezuiteve ne qytetin  e lindjes, mori pjese ne shfaqjet e organizuara prej saj, duke dale ne skene per here te pare me 1925. Ne vitet 30 u aktivizua si aktor amator ne grupet teatrore te shoqerive te njohura kulturore “Vllaznia” dhe “Bogdani”, sikurese ishin shfaqjet: Rruga e humnerave, Fonti i shpatave, Moisi Golemi-princi i Dibres, Dy princa per nje vajze, Kthimi i Gjergj Kastriotit ne Kruje etj. Pas disa shfaqjesh qe u pergatiten nga grupi qendror i teatrit prane Shtepise se Kultures Shkoder, me 1949, ai ishte nder aktoret themelues te teatrit “Migjeni” te Shkodres.

Shpejt u be aktori kryesor, me rolet e protagonisteve, ne skenen e ketij teatri. Ne 40 figura artistike qe krijoi me mjeshteri, spikati posacerisht ne shfaqjet e pjeseve nga dramaturgjia shqipe, si: Shtate shaljanet, Kthimi, Agimi, Kunora e Nuries, kurse nga dramaturgjia boterore interpretoi ne rolet kryesore ne pjeset Tartufi e Molierit, Sherbetori i dy zoterinjve e Goldonit, Berber ii Seviljes e Bomarshese, Nora e Ibsenit etj. Nje nga figurat mbreslenese te tij ishte ajo e Tuc Makut ne dramen Toka jone te Kole Jakoves, me 1954. Konceptimi i figures, sado qe ne tone sarkastike, erdhi me nje dramacitet te ndjeshem, duke i meshuar kundershtite sociale qe ajo perfaqesonte ne konfliktin e ndezur politik te vepres.

Ai u kujdes qe personazhi te ishte sa me i besueshem ne veprimet e tij tinezare, duke zbatuar parimin e zbulimit gradual te fshehtesive dhe prapthinave te tij e duke kaluar natyrshem nga gjendja e vetesigurise dhe e tjetersimit, si sjellje e dyfishte, te paniku dhe shfaqja e drejtperdrejte e karakterit te Tucit. Me 1952, ai njemendesoi figuren e veshtire moleriane, Harpagonin, ne komedine Koprraci. Me kete rol mberriti ne kulmin interoretativ te karrieres artistike  si dhe te teatirt  “Migjeni” te asaj kohe, sikunder, nga ana tjeter, shenon nje nga pikat me te larta te aktrimit shqiptar pergjithesisht. E vecanta e misherimit aktorial te Harpagonit ishte trajtimi ne nje satire te mprehte e te pameshirshme, deri ne nje grotesk rreqethes, ku e keqja shkaktonte frike e tmerr. Shemtimi shpirteror, i bashkeshoqeruar , nga shemtimi fizik i personazhit, perkonin me konceptin e aktorit per te stigmatizuar te shemtuaren dhe te ulten qe perfaqesonte Harpagoni.

Loja e orientuar nga nje kah i tille theksoi enkas rrafshet “dramatike” e “tragjike”, zymtimin, egersine, vrashdesine dhe rrezikshmerine e kesaj figure, duke perjashtuar elementet e lehta e speculative te humorit per humor, perkundrazi duke e mbajtur ne nje sarkazem therese. Fuqia e interpretimit aktorial te Z.Jubanit ne rolet e shumta qe realizoi, shquhet per tjetersimin e plote te vetvetes ne figure, per perthyerjet dhe larmine intonative, per plastiken dhe mimiken ekspresive, per vrullimin emocional dhe temperamentin  shperthyes, per energjite e levizjes dhe shprehesine e gjestit, po ashtu per pershtatshmerine e larte ndaj gjendjeve dhe karakterit te veprimit. Keto veti e kane bere ate nje nder aktoret me ne ze te teatrit shqiptar. Jeta e Z.Jubanit  u fik shpejt, ende pa mberritur te pesedhjetat, madje ai vdiq ne shkallet e teatrit “Migjeni”, me 1 dhjetor 1958, nje dite para premieres se operes se pare shqiptare “Mrika” te Prenk Jakoves ne te cilen ishte angazhuar edhe vete. Mbante titullin “Artist i Popullit”.

harpagoni-zj (1).png

 

SI U REALIZUA “HARPAGONI”I ZEF JUBANIT

Gjatë kohës që aktori i madh Zef Jubani po përgatiste rolin e Harpagonit ne komendinë “Kopraci” të Molierit , e ndjente veten të shqetësuar pasi akoma nuk e kishte zgjidhur mirë figurën.

Punonte deri në orët e vona të natës, si ta zgjidhte figurën nga ana e jashtme.Kishte provuar shumë hërë por asnjëherë nuk kishte mbetur i kënaqur.Zefi kishte ne shtëpi një plakë rreth 100 vjeçe që e thërriste Dadë.Ajo e ndiqte gjatë punës që bënte në shtëpi deri në orët e vona të natës.

Një natë, ndërsa Zefi po punonte, shuhen dritat.Mbetet vetëm në terr, duke qëndrur në heshtje.Papritmas hapet dera e dhomës dhe futet Dada e kërrusur , me një qiri në dorë, fytyrën e lodhur e polt rrudha, që qiriu ja deformonte.Silueta e saj në mur kishte një pamje te frikshme, që here zmadhohej e herë zvogëlohej në varësi të dridhjeve të duarve të Dadës.

Zefi ngrihet menjëhere dhe i del para pa i folur, e vështrionn nën heshtjë pa i folurpër disa sekonda,me një ndjenjë admirimi. Duke i sjellë Zefit dritën e ndriçimit për të vazhduar punën, dada nuk e kupton se po sillte diçka tjetër, një dritë më të madhe. Zefi hidhet përpjetë nga gëzimi, e kap plakën me dy dyja duart në bel dhe e ngre lart duke e rrotulluar disa herë dhe duke bërtitur: E gjeta!!! E gjeta!!!

E ul duke i Hhënë :faleminderit dadë!Plaka e befasuar e vështron pa kuptuar asgjë.Në këtë kohë ndizen dritat, por Zefi i fik menjëherë.-Përsërite hyrjën edhe njëherë Dadë,hyrme qiri në dorë.plaka hyn përsëri.Të nesërmen Zeifi ja prezanton zgjidhjen rregjisorit Lec Shllaku.Zefi del jashtë.Dëgjohet një thirrje e fuqishme “ndihmë”(pjesë e tekstit te komedisë) dhe një Harpagon i thyer në dysh nga kërrusja, i mbështetur në një gjysmë shkopi, me një fytyrë të ngërdheshur e të çuditshme, shqipton fjalët e teksit dhe bredh në skene fare i lirë.

Rregjisori u entuziazmua. Zef Jubani tashmë kishte triumfuar plotësisht , falë talentit të madhe dhe punës së tij kembëbngulëse.Teatri “Migjeni”, mbas shfaqjes se mrekullushme të Kopracit , nuk e rivuri më në skenë .Suksesi i madh i asaj shfaqjeje dhe interperetimi i Zef Jubanit, ishte vështirë të përsëritej.Me këtë rol ,Zef Jubani kishte krijuar një legjendë të paparsëritshme nga asnjë aktor tjëtër shqiptar.

Marrë nga libri “Mirënjohje” i Isa Alibalit

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...