Libri i javës – “Becoming”, nga Michelle Obama

Hënë, 03 December 2018 15:48

Redaksia e kulturës në gazetën “Zëri” në bashkëpunim me librarinë “Buzuku” në Prishtinë, në kuadër të rubrikës “Libri i javës”, këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “Becoming” të ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama. Vetëm pak ditë pasi është botuar në SHBA, libri në gjuhën angleze ka arritur në Prishtinë dhe është në dispozicion të të gjithë anglishtfolësve në Kosovë. Në librin e ri Michele Obama romantizon Amerikën e vjetër duke analizuar dhe duke kritikuar Amerikën e re. Ajo flet për jetën e saj si Michelle Robinson dhe për periudhën që ka kaluar në Çikago para se të bëhej Michelle Obama që e njohim ne. Ajo shkruan me modesti dhe afirmitet për ngjarjet në të cilat ka qenë dëshmitare gjatë administrimit Obama. Historia e saj është histori që i prek dhe i motivon të gjitha gratë, të cilat duan të arrijnë të njëjtin sukses. Bukuria e këtij libri qëndron në himnizimin e rasteve të vogla, si hapja e dritares për të marrë ajër të pastër, padurimi i saj për t’u përfshirë në politikë dhe të dashurit e saj para se të takohej me Barack Obaman. Duke lexuar këtë libër lexuesi merr rolin e shikuesit të afërt dhe e ndjek në çdo hap teksa ajo përballet me barrierat kulturore e politike për t’u shndërruar në zonjën që ka arritur të bëhet model për të gjitha vajzat e reja.

Vlerësime të larta ky libër ka marrë edhe nga mediumet prestigjioze. “The New York Times” e cilëson librin si “margaritarë të lëmuar kujtimesh”, kurse “The Guardian” shkruan se ky libër është dinjitoz dhe reflekton ndershmëri. Kompania përgjegjëse për librin deklaroi se kishte shitur 725.000 kopje në 24 orët e para të shitjes dhe se me këtë rekord ky ishte bërë libri me shitjen më të madhe brenda ditës për vitin 2018.

Libri “Becoming”, i botuar nga Crown, do të përkthehet në 24 gjuhë të botës. Është bërë e ditur se 1 milion kopje do t’i dhurohen organizatës “First Book”, që është një organizatë jofitimprurëse amerikane e cila ofron libra falas për fëmijët. Librin “Becoming” mund ta blini në librarinë “Buzuku” në Prishtinë për një çmim prej 28 eurosh. Zëri

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...