Na ndajnë vetëm dy javë nga edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Në faqen zyrtare të festivalit, janë prezantuar këngët e 22 konkurrentëve të këtij edicioni. Ashtu siç ka bërë të ditur edhe drejtoresha e Festivalit, Inva Mula, këtë vit këngët nuk do të zbulohen të plota, pasi formula e prezantimit të këtij edicioni ka si qëllim njohjen me një pjesë të këngës gërshetuar me një intervistë të artistit pjesëmarrës në garë, autorëve të këngës, apo edhe momente nga rutina e vetë protagonistëve. Artistët kanë përzgjedhur vetë fabulën me të cilën shfaqet në këto klipe promovuese dhe njohëse njëherësh me materialet muzikore me të cilët do të garojnë në Festivalin e madh të muzikës. Këngët pjesëmarrëse do të prezantohen nën shoqërimin e Orkestrës së madhe të Radio Televizionit Shqiptar. Komisioni që ka përzgjedhur 22 këngët përbëhet nga Inva Mula (soprano), Nestor Kraja (kompozitor) Martin Leka (zv.drejtor i Përgjithshëm në RTSH), Sokol Marsi (producent artistik), Bledar Laço (regjisor) dhe Pandi Laço (skenarist). Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, në Izrael. Festivali zhvillohet në datat 20-21- 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Sipas shortit renditja do të jetë kjo:
1. Bojken Lako
2. Alar Band
3. Lidia Lufi
4. Kujtim Prodani
5. Gjergj Leka
6. Dilan Reka
7. Mirud
8. Soni Malaj
9. Jonida Maliqi
10. Elton Deda
11. Elona Islamaj
12. Klodiana Vata
13. Klint Çollaku
14. Artemisa Mithi dhe Febi Shkurti
15. Kelly
16. Bruno Pollogati
17. Marko Strazimiri dhe Imbro
18. Lorela Sejdini
19. Eliza Hoxha
20. Eranda Libohova
21. Aurel Thëllimi
22. Orgesa Zaimi