“Streha mes reve”, premierë në kinematë e Tiranës

Hënë, 10 December 2018 15:59

“Streha mes reve” është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dhjetor vjen premierë për publikun në kinematë e Tiranës.

Me skenar dhe regji nga Robert Budina mesazhi kryesor që mbart “Streha mes reve”, është besimi në Zot, në vete, dhe tek të tjerë. Mbrëmjen e datës 13 dhjetor filmi shfaqet për një publik të ftuar në kinema Millennium, dhe producentja Sabina Kodra bën me dije se do të jetë i pranishëm dhe aktori i njohur Arben Bajraktaraj, që ka rolin kryesor.

“Streha mes reve” bazohet në një histori të vërtetë, ku kritika botërore e mirëpriti filmin shqiptar. Në këtë film ka një kast të përzgjedhur aktorësh, Arben Bajraktaraj (i njohur për “Taken”, “Harry Potter” dhe “Deathly Hallows”) vjen në rolin kryesor, atë të Besnikut, për të vijuar dhe me Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku, Osman Ahmeti, etj.

I shfaqur më parë premierë botërore në ”Tallinn Black Nights Film Festival” në Estoni, një tjetër kritikë për ”Streha mes reve” vjen nga revista e kinemasë ”Film Is A Fine Affair”. Humanizmi dhe problemet familjare ndeshen në filmin shqiptar të Robert Budinës, “Streha mes reve”.

”Ka më shumë se sa një mënyrë për të treguar se bashkëjetesa fetare është ende një proces i brishtë dhe ekziston një mënyrë e vetme (që përsëritet në shumë mënyra) tek “Streha mes reve” për të treguar se komunizmi me praktikat e tij autoritare i bëri bashkë të gjitha problemet. Epoka e demokracisë dhe globalizimit, ka sjellë mënyra të reja, por që jo domosdoshmërisht janë më të mirat për pjesëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë”, shkruhet në revistën e kinemasë. Në materialin përgatitur nga “Film Is A Fine Affair” më tej cilësohen dhe dinamika e skenave familjare.

“Pikat më të forta të “Strehës mes reve” vijnë nga dinamika e skenave familjare, si dhe nga enigma e performancës së Arben Bajraktaraj midis një dijetari të urtë dhe budallait të fshatit. Ai duket më shumë një njeri i humbur që shprehet si në regjistrat e lartë ashtu edhe të ulët. Ai ndihet i brishtë, i qetë kur është me dhitë dhe i tensionuar kur njerëzit vijnë për të ndarë shtëpinë. Jo dhe aq realizëm magjik, se sa një betejë individuale, gjysmë e fituar humaniste e Besnikut kundër interesave realiste të të tjerëve”, vijon shkrimi.

Filmi do të shfaqet për publikun nga 14 dhjetori në kinema Millennium, kinema Imperial si dhe në kinema Cineplexx. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...