Festivali ‘Balkan Trafik’ edhe vitin 2019-të do të prezantojë kulturën ballkanike në Bruksel.
Në muajin prill, nga 24-28, një program i larishëm do të sjellë kulturën nga Ballkani para kryeqytetit evropian, Brukselit të Belgjikës.
Do të jenë pesë ditë me muzikë, vallëzim, letërsi, teatër, ushqim dhe art në rrugë.
Ky edicion, i 13-ti me radhë, ende nuk e ka bërë publik programin e pasur, por gjithmonë artistët nga Kosova e Shqipëria nuk mungojnë në festivalin e njohur.
Në festival, ndër vite kanë përformuar Bim Bimma, Eda Zari, Fanfara Tirana, Vlashent Sata, Jonianët dhe Saze, Blerta Zhegu e artistë tjerë shqiptarë.