Aftësia e ripërpunimit të një përralle të errët të kohëve moderne, nominoi romanin “Legjenda e vetmisë” të Ridvan Dibrës, si një nga tre romanet më të mirë të Ballkanit.
Vepra mbështetet në një kënge të vjetër shqiptare ku spikasin dy vargjet qe shënojnë hyrjen e romanit
“Nana djalin ka qorrue/me gjaks t’burrit me u martue”
Më një ritëm epik bazuar ne folklor, autori tregon një standard të ri te letërsisë shqipe bashkëkohore.
Sipas kryetarit të jurisë, amerikanit Andrew Wachtel tre librat ishin tejet të ngjashëm në tematikën e tyre, edhe kishin stile të ndryshme dhe kjo dominoi edhe diskutimin e jurisë.
Të tre librat fokusohen ne karaktere të cilët për arsye të ndryshme, jetojnë jashtë shoqërisë normale, duke krijuar një botë të tyren brenda së cilës mund të arratisen ndonjëherë.
Në garën e ngushtë mes tij, shkrimtarit turk Uzun Yuruyus dhe shkrimtarit rumun Eugen Uricaru, juria vendosi për romanin fitues.
Për vitin 2017 Çmimi Letrar Balkanika shkoi për shkrimtarin rumun Eugen Uricaru, “Pesha e një engjëlli”.
Romani fitues rekomandoi vetveten për nga narrativa e ndërthurur, duke mbuluar shume prej eksperiencës së Rumanisë së shekullit të 20-te te lidhura dhe te kontraktuara përmes historive se një inxhinieri të përgatitur dhe agjent te sigurimit Habsburg
Në edicioni e 24 të çmimit letrar "Balkanika" të mbajtur ne Bukuresht,vepra e shkrimtarit dhe publicistit Ridvan Dibra u rendit në elitën letrare e Ballkanit.