“Ngjyra në dimër”, ekspozita sjell 76 punime të piktores durrsake

Hënë, 17 December 2018 15:20
“Ngjyra në dimër” e ka titulluar piktorja Shpresa Milaqi Bajko ekspozitën e saj të pestë personale, e cila është hapur në Durrës këto ditë.
 
E mbështetur në teknikat e vajit dhe akuarelit, ekspozita sjell 76 tablo për artdashësit që vizitojnë galerinë “Nikolet Vasia” të qytetit bregdetar.
 
Artisja durrsake ka hedhur në telajo kompozime me temë nga jeta e Durrësit dhe qytetarëve të tij. 43 punimet në akuarel, se bashku me kompozimet në vaj që paraqiten në këtë ekspozitë, janë dëshmi e rritjes profesionale të piktores Shpresa Milaqi Bajko, e cila brenda pesë viteve të fundit ka hapur ekspozitën e pestë të saj.
 
Përveç pjesëmarrjes në ekspozita kolektive brenda vendit, piktorja durrsake ka marrë pjesë edhe në disa konkurrime ndërkombëtare  kushtuar punimeve në akuarel, si në Indonezi, Itali, në Republikën Çeke, Bangladesh, etj.
 
Portretet, natyrat e qeta, kompozimet dhe peizazhet e kësaj ekspozite janë mirëpritur nga shikuesit.
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...