Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi rolin dhe kontributin e revistës bektashiane “Urtësia” me Titullin “Naim Frashëri”.Ky titull jepet: “Në vlerësim të kontributit për ringritjen e besimit bektashian dhe monumenteve të tij të kultit, në promovimin e dijes, kulturës dhe doktrinës bektashiane duke u ofruar gjithë besimtarëve, krahas dijeve fetare, edhe mesazhe atdhedashurie, paqeje e mirëkuptimi, që synojnë përparimin e shoqërisë dhe orientimin e shqiptarëve drejt një jete të përbashkët në harmoni”.Presidenti Meta mori pjesë sot në veprimtarinë kushtuar 25-vjetorit të Revistës “Urtësia”, me praninë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kreut të Bashkësisë Myslimane Shqiptare, Haxhi Skënder Bruçaj, klerikëve dhe besimtarëve të shumtë.