Qyteti i serenatave, Korça përjetoi një mbrëmje ndryshe ku nxënësit e shkollave të qytetit ishin protagonistët kryesorë. Ata sollën për publikun një natë të bukur ku ndërthurën kulturën, historinë dhe artin e qytetit të Korçës.
Aktiviteti “Korça në Kinoletër” solli një dualitet mes Korçës së djeshme dhe Korçës së sotme, Korça në libra dhe Korça në filma. Qyteti i Korçës erdhi i pasqyruar me dashuri në këndvështrimin e nxënësve përmes roleve të përgatitura nga mësuesit e letërsisë.
Por vlera e këtij aktiviteti shkon në favor të ideimit e bashkëpunimit të dy gjimnazeve të Korçës që nuk përfundon këtu, por do të pasohet nga të tjera aktivitete e koordinime në aspekte të tjera të shkollës.