Ekspozita “Convergence”, me veprat e 16 artistëve për publikun

Tuesday, 25 December 2018 13:25

Punimet e 16 artistëve janë ekspozuar në galerinë e artit “Kalo”. Në muajin e fundit të këtij viti veprat e ekspozuara nga koleksioni i kësaj galerie janë prezantuar për publikun në ekspozitën “Convergence” (Konvergjencë). Punimet i takojnë autorëve të njohur dhe më herët janë prezantuar dhe në Selanik. Ekspozita përmban vepra arti të mediumeve të ndryshme dhe vjen në vijim dhe të tjera prezantimeve që janë bërë gjatë këtij viti me punët e artistëve. Galeria “Kalo” mori pjesë për herë të dytë në Panairin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor në Selanik, që u zhvillua nga data 22 deri më 25 nëntor të këtij viti. Pas këtij prezantimi disa ditë më parë tani po shfaq të gjitha veprat e artit, që u ekspozuan në Selanik edhe në Tiranë për publikun. Veprat që janë ekspozuar janë punë të artistëve Bashkim Ahmeti, Viktor Ferraj, Arben Bajo, Aleksandër Filipi, Gazmend Leka, Naxhi Bakalli, Najada Hamza, Ramazan Memishi, Lumturi Blloshmi, Edi Hila, Genc Mulliqi, Leon Çika, Ardian Isufi, Anastas Kostandini, Ilir Pojani dhe Sadik Spahija. Punimet në pikturë, skulpturë dhe më gjerë i takojnë artistëve, që kanë vite me aktivitetin artistik në krijimtarinë e tyre. Edhe ky prezantim në muajin dhjetor, që vjen në Tiranë pas atij në Selanik merr shumë rëndësi për artistët. Piktori i njohur Gazmend Leka shprehet se promovimi i artistëve dhe i krijimtarisë artistike në këtë hapësirë ekspozimi është me vlerë. Sipas piktorit janë të pakta sallat ku ekspozojnë artistët dhe në galerinë e artit “Kalo” ky prezantim që vjen pas Panairit Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor në Selanik këtë muaj të fundit të vitit është me rëndësi për aktivitetin e tyre. “Unë e di që punimet i takojnë koleksionit “Kalo” dhe më parë janë ekspozuar në Selanik. Tani prezantohen dhe në Tiranë në ekspozitën që është hapur në galerinë “Kalo”. Duhet përshëndetur puna që bëhet për të promovuar artin dhe artistët shqiptarë, sepse pak bëhet dhe galeria “Kalo” është e vetmja që vijon të promovojë artistët. Me sa jam në dijeni gjatë prezantimit edhe në Selanik ka pasur vlerësime për punët e artistëve”, shprehet mes të tjerave piktori Gazmend Leka, vepra e të cilit është e ekspozuar këto ditë në ekspozitën “Convergence”.

Punimet e artistëve piktorë, skulptorë etj, janë këto ditë të fundit të vitit në galerinë “Kalo”, që bën me dije se në Panairin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor në Selanik, që u zhvillua nga data 22 deri më 25 nëntor veprat e artistëve nga Shqipëria tërhoqën vëmendjen e mijëra vizitorëve. “Stenda shqiptare u vlerësua shumë dhe u vlerësua dhe vizitorët kuptuan mjeshtërinë, që artistët përdorin”, shkruan galeria. Para prezantimit të 16 artistëve më herët për publikun ishte ekspozita “Exploring the invisible” me punime të piktorit të njohur Ilir Pojani në galerinë “Kalo”. Ekspozita erdhi për publikun përmes portreteve, kuruar nga Ardian Isufi, i cili vlerësoi jo pak punën e autorit të saj. Kjo ishte e para ekspozitë personale e piktorit Ilir Pojani në galerinë e artit “Kalo” dhe përmbante mbi 40 piktura. Në këtë galeri mund gjenden vepra arti edhe nga artistë të rinj shqiptarë që duan të promovohen. Galeria “Kalo” sipas artistëve po vijon të kontribuojë në njohjen e Shqipërisë përmes bukurisë së jetës virtuale, jetës reale, peisazheve, portreteve dhe kompozimeve të ndryshme. Çdo muaj hapet një ekspozitë me koleksione të ndryshme arti të artistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...