Eliza Hoxha, një libër që pasqyron Kosovën e viteve '90-të

E Enjte, 27 December 2018 15:15

Pas prezantimit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Eliza Hoxha ka sjellë librin "Qyteti është kudo", duke iu referuar historisë së Prishtinës të viteve të 90-të. Ky projekt gjeti përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ç'rast ministri Kujtim Gashi tha se ky libër paraqet një storie të suksesshme të pjesëmarrjes së Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë.

"Duke marrë shkas nga përfaqësimi i dinjitetshëm e tejet serioz i shtetit tonë në Bienalen e Venedikut, dua të theksoj se me prezencën e saj në skenën kulturore e artistike ndërkombëtare në këto vitet e fundit, Kosova ka dhënë shembullin më të mirë të suksesit në bërjen e diplomacisë kulturore. Duke qenë se Kosova në vazhdimësi ka prodhuar lajme për sukseset e artistëve tanë kudo në botë, kjo ka ndihmuar edhe në forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë si dhe në krijimin e një imazhi të mirë për Kosovën", ka thënë Gashi.  Kurse kuratorja e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, Eliza Hoxha, ka thënë se kanë dashur të krijojnë një pasqyrë për Kosovën e viteve të 90-ta.

"E kemi bërë një libër që sjell copëza rrëfimesh nga vitet e 90-ta. Libri është platformë që sjell ide dhe përjetime të ndryshme, qoftë personale që mund të shërbejnë si bazament për ata që duan të hulumtojnë më tutje për vitet e 90-ta", ka thënë Hoxha.

Pos kuratores Hoxha dhe ministrit Gashi, pjesë e panelit ishin edhe arkitektja Ardita Byci, Jehona Shyti dhe sociologia Linda Gucia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...