Në moshën 79-vjeçare është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur izraelit Amos Oz. Ai njihet nga të gjithë si një nga shkrimtarët izraelitë më të famshëm dhe më të përkthyer në botë. Njoftimi është bërë nga vajza e tij, Fania Oz, e cila tha se ai ndërroi jetë për shkak të një tumori.
Kush është Amoz Oz?
Ai është lindur ne Jeruzalem dhe i kanë vendosur emrin Amos Klausner. Prindërit e tij, Yehuda Arieh Klausner dhe Fania Musman, ishin emigrantë nga Europa juglindore. Në Jerusalem u mor me libërshitje dhe shkrime. Në vitin 1943 familja e saj shpërngulet në Hafiza të Izraelit.
Nëna e Ozos bëri vetëvrasje kur ky i kishte 12 vjeç, duke shkaktuar te ky ndjenjë të vetmisë të cilën e gjejmë në memoaret e tij në “A Tale of Love and Darkness”. Si shumica e djemve izraelit edhe Oz e ka kryer shërbimin ushtarak. Në fund të viteve të pesëdhjetë shërben në Nehalë dhe ka qenë pjesëmarrës i konfliktit ndërkufitar me Sirinë. Më pas Oz studion filozofinë dhe letërsinë hebreite në Universitetin hebreit.