Poeti i mirënjohur dhe ish-deputeti Bardhyl Londo ka komentuar sot largimin perfundimtar te mirela Kumbaros, duke e etiketuar atë si “Ministrja e shkatërrimit të kulturës shqiptare”. Në postimin e tij në rrjetin social facebook, poeti Londo shkruan:
“MINISTRJA E SHKATERIMIT
Sot u largua perfundimisht ministria e shkaterrimit te kultures M.Kumbaro.Ajo do mbahet mend se eshte e vetmja ministre kulture ne bote qe luftoi si e nderkryer per te shkateruar nje teater. Dhe cfare tratri? Teatrin Kombetar! Gjithashtu permbyti dhe nxori jashtë funksinimit Biblioteken Kombetare. Cfare rekordesh famekeqe.”