Ish-reporteri i luftës edhe në Kosovë rrëfen nëpërmjet artit

Hënë, 07 Janar 2019 15:53

Artisti lokal, Kevin Weaver, dikur ka qenë reporter, i cili ka mbuluar disa nga zonat më të rrezikshme të konflikteve gjatë viteve ‘90. Në vitin 2005 ai u diagnostikua me çrregullim post-traumatik pasi u plagos më 1992, derisa po raportonte për luftën në Bosnjë, kur shpërtheu në Sarajevë.

Weaver ka përdorur përvojën e tij për realizuar një seri veprash arti që e titulloi “Lufta për jetë”. Ekspozita me veprat e tij do të jetë në qendër të galerisë kryesore të Muzeut Beacon në qytetin anglez Whitehaven. Do të hapet më 19 janar.

“Gjatë viteve ‘90 kam punuar si gazetar i pavarur për disa gazeta nacionale dhe për BBC-në”, ka thënë Weaver. “Nisa të raportoja për valën e revolucioneve në Evropën Lindore – rrëzimin e Murit të Berlinit, Revolucionin Rumun dhe Revolucionin e Kadifenjtë në Çekosllovaki, pastaj mbulova luftërat në ish-Jugosllavi, në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë”, ka thënë ai. “Gjithashtu e mbulova gjenocidin në Ruandë dhe eksodin Hutu në Zaire. Lufta është kundër civilizimit. Ajo i bën njerëzit me të ulët sesa kafshët sa u përket sjelljeve të tyre. Pajisjet shtëpiake i bën të padobishme, duke filluar prej atyre thelbësoreve, si ngrohja, uji, energjia elektrike dhe njerëzimi komprometohet”, ka thënë ai.

“Tani synoj ta përshkruaj luftën si një artist duke përdorur mediumet, si piktura, fotografia, instalacionet me drita, muzikë, zë dhe aparate shtëpiake jashtë përdorimit. Gjithashtu do të kem ca bashkëbisedime dhe punëtori për të plotësuar ekspozitën ‘Lufta për jetë’ në Muzeun Beacon”, ka thënë ai.

Elizabeth Kwasnik, drejtoreshë e Muzeut, ka thënë: “Këto ngjarje ndodhën gjatë jetës sonë. Shumë të rritur i mbajnë në mend raportimet për konfliktin në Bosnjë e gjenocidin në Ruandë”. “Për këtë arsye kjo ekspozitë ka një mesazh të fuqishëm paralajmërues, por edhe shpresë. Ne besojmë se ai thotë diçka thellësisht pozitive për ata që s’u dorëzuan gjatë atyre kohëve, duke mbajtur kujtesën gjallë, kujtimin për ata që nuk mbijetuan”, ka thënë ajo. “Vitin e kaluar e shënuam Ditën e Përkujtimit të Holokaustit më 27 janar përmes artit dhe do ta bëjmë këtë përsëri në këtë ekspozitë, sepse tema më e gjerë e persekutimit njerëzor dhe gjenocidit është hulumtuar në një kontekst të sotëm”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 mars

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...