Lezhë, Frano Kulli zgjidhet drejtuesi i bibliotekës publike ”Gjergj Fishta”

E Enjte, 10 Janar 2019 15:18

Kryetari i bashkisë Fran Frrokaj prezanton drejtorin e Bibliotekës Publike ”Gjergj Fishta” në Lezhë, Frano Kulli i cili do të drejtojë një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit.

”Misioni juaj është përsosja edhe më tej e shërbimit,pasurimit me libra të rinj,rritja e numrit të lexuesve, promovimit të talenteve,ndaj keni gjithë mbështetjen time”, u shpreh Frrokaj.

Kulli falenderoi kryebashkiakun për besimin e dhënë në drejtimin e bibliotekës,duke shprehur besimin për të bërë më të mirën e mundshme për bibliotekën dhe qytetin e Lezhës. Frano Kulli është një personalitet me kontribut të çmuar në fushën e kulturës dhe fushën e medias, ku për këtë të fundit ka pasur post të lartë drejtues, Zv. Kryetar i KKRT si dhe anëtar anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios e Televizionit (KKRT-së), zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kulli ka themeluar,shtypshkronjën “Gjergj Fishta”, e para shtypshkronjë në historinë e qytetit Lezhë.Në vitin 1994 Themelon Entin Botues Poligrafik “Gjergj Fishta”,në vitin 1995-1996 drejtues i gazetës “Lezha informacion”,viti 1999-2001 Drejtues dhe ortak i TV-“Besëlidhja”. Frano Kulli është kontributor edhe në fushën politike lokale të Lezhës. 

lezheeee-1-639x420 (1).jpg

Login to post comments