Slloveni, promovohet libri “Skanderbeg, Princi i Epirit”

Hënë, 14 Janar 2019 14:06

Libri në gjuhën shqipe “Skanderbeg Princi i Epirit” është promovuar në Koper të Sllovenisë. Veprimtarinë e mbajtur në mjediset e Qendrës Kulturore Shqiptare “Kulla e Koperit”, organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria”, e çeli Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës. Ndërsa për librin folën dy përkthyesit e tij, Albert Gjoka dhe Frida Vokopola Gjoka. Libri sillet në gjuhën shqipe nga origjinali në gjuhën e vjetër italiane “Commentario de le Cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, Principe di Epyrio”, i vitit 1544. Më pas për të pranishmit përmes një diskutimi të hapur u prezantuan të dhëna, fakte e tregues rreth figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur në dokumente të shekujve më parë.

Në veprimtari merrnin pjesë anëtarë të Shoqatës ‘Iliria”, Koper, shoqatës shqiptare “Ecim së Bashku” me kryetare Mardena Kelmendi, Trieste, Itali, veprimtarja e njohur shqiptare Vitore Stefa Leka, studjuesi slloven Peter Štoka, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, etj. Gjatë veprimtarisë u prezantuan edhe dy libra të tjerë në gjuhën shqipe të autorëve Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka, “Gjuha e Albanëve ose Shqipëtarëve” dhe “Historia dhe Gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”. Po ashtu, u shpërndanë edhe kalendare të përgatitur nga Zyra e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe libër për heroin kombëtar të përshtatur për fëmijë.

50029843_1982671275120662_4320565159350239232_n-560x420.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...