'La Traviata' sërish në skenë, Ermonela Jaho shfaqet live në kinema më 30 janar

Tuesday, 15 Janar 2019 12:47

Sopranoja me e famshme shqiptare Ermonela Jaho, një emër i njohur në tatrot operistike botërore do të luajë për të 256 herë 'La Traviaten' e famshme të Verdit. Shfaqje do të ndiqet live në të gjitha kinemate botërore mbrëmjen e 30 janarit.

Sopranoja Ermonela Jaho do të luajë në skenë operetën e famshme 'La Traviata', me të cilën vjen para publikut për herë të 256.

Ylli i operistikës ndërkombëtare, e risjell këtë shfaqje për publikun në mbarë botën, si një ndër etalonet më të çmuara të muzikës klasike.

Jaho njoftoi se mbrëmjen e 30 janarit, 'La Traviata' do të shfaqet live në të gjitha kinematë botërore.

Ermonela tashmë është një Violete, një emër që personifikon atë dhe karrierën e saj.

'La Traviata' është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos.

Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim.

***

Deri më tani artistja me origjinë shqiptare e ka interpretuar këtë rol mbi 255 herë në skenat ndërkombëtare, megjithatë ajo gjen përherë diçka të re, për t’ia transmetuar publikut  

Vazhdimisht e krahasojnë me Maria Callas, Ermonela Jaho është ekuilibri i përsosur i vendosjes dhe ndjeshmërisë. Aftësia e saj për t’u bërë mishërim i plotë i karaktereve të saj, e ka lejuar Jahon të paraqesë interpretimet ’emocionalisht shkatërrimtare’ të heroinave dramatike më pjellore.

Këto ditë Jaho është në Londër për të ngjitur “Traviatën” në Operën Mbretërore në Londër. Për mediet e huaja, Jaho rrëfen se për herë të parë ka kënduar kur ishte vetëm pesë vjeç në një festival në Tiranë. Ndërsa, kur ishte 14 vjeç opera e parë që ka parë në skenë është “Traviata” e Xhuzepe Verdit. Nuk dinte asgjë për të, por që prej herës së parë që e pa ra në dashuri me këtë opera. Në ato momente një derë është hapur për Jahon, aq sa do të vendoste se çfarë do të bëhej.

Tanimë e ka interpretuar në skenë mbi 255 herë, por sërish e ëndërron. Ndien një liri të plotë gjatë këndimit, duke e ndier veten më rehat sesa në jetën reale.

Performancat e Jahos vazhdojnë që të ndryshojnë edhe për shkak të përvojës jetësore. Emocionet e saj zhvillohen së bashku me personazhet. Në Traviatën e parë ndihej si në një film rocky, e rraskapitur, por sa herë që e bën këtë rol tani gjen diçka të re. Ndonëse, në skenë duke kënduar jetën e dikujt tjetër, megjithatë ndjenjat njerëzore që përcjell, ajo i gjen thellë brenda vetes, 

Madam Butterfly, Traviatta dhe suor Angelica, tre personazhe dramatikë, tre gra në të cilat Jaho admiron forcën që ato kanë, madje tek ato gjen gruan shqiptare. Gjen mënyrën se si ato kanë sakrifikuar edhe kanë dhënë gjithçka me dashuri në jetën e tyre, cilësi këto që i gjen edhe brenda vetes.

Edhe këtë janar në Opera Royal rikthehet me Traviatën, sepse ëndrra e saj nisi me Traviatën. Debutimi i parë në Shtëpinë Mbretërore të Operës ishte më vitin 2008, megjithatë lidhja e saj me audiencën e Londrës vazhdon që të jetë shumë e rëndësishme për të, çdo herë përjeton emocione të reja.

Modifikuar më Tuesday, 15 Janar 2019 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...