Ina Gjonçi ngjit në skenë veprën e Oriana Fallacit

E mërkurë, 16 Janar 2019 13:11

Në vitin 1975, shefi i saj, drejtori i gazetës Europeo, i kërkoi Fallacit një shkrim mbi abortin. Gazetarja u kthye pas gjashtë muajsh me tekstin e librit “Letër një fëmije që nuk u lind kurrë”. Shefi nuk ia fali “mosbindjen”, bota fitoi një nga tekstet më të drejtpërdrejtë mbi gruan, dashurinë dhe jetën.

Sot, kur bota vazhdon të jete po aq e pasigurtë, dhe “ligësia vazhdon të qëndrojë si bishe, gati për të të shqyer”, dilema mbi ekzistencën vazhdon të jetë e njëjtë. Teksti i Fallacit, shndërrohet në tekstin e çdo gruaje, me pikëpyetjet e saj. E mbase ngre një tjetër pikëpyetje “Të sjellësh në jetë një fëmijë është detyrë, apo e drejtë morale?”. Ndonëse gjithë jeta nuk vdes…

Ndihem e çorientuar. Unë nuk jetoj me babanë tënd. E nëse do ta dish nuk me vjen keq fare. Ndonëse rri shpesh e shoh atë derën aty, nga e cila iku sikur nuk kishim për t’i thënë asgjë njëri -tjetrit”. Një grua, me pikëpyetje e dilema, bashkëbisedon me krijesën e saj, duke zbuluar kështu, të vërtetat më të mëdha mbi dashurinë, dhimbjen, e jetën. Teksti i Fallaci-t shndërrohet me tekstin e çdo gruaje.

Akorja Ina Gjonçi do ta sjellë këtë vepër të Oriana Fallacit, në skenën e Teatrit Eksperimental, më datat 19-20 janar në sallën Goethe, ora 19.00. Është hera e parë që kjo vepër dramatizohet për skenën shqiptare. Me një tekst të fortë, kjo vepër është një pamflet për raportet njerëzore dhe dashurinë.

***

Kjo pjesë që vjen premierë do të interpretohet në skenë nga aktorja  e njohur Ina Gjonçi. Këto ditë janari aktorja po zhvillon provat për të sjellë premierën në skenë, që do të vijojë dhe net të tjera për publikun të shfaqet pas datave 19 dhe 20 janar në sallën Goethe të TKES.Pak ditë para premierës aktorja Ina Gjonçi tregon se pse e zgjodhi këtë vepër, që sipas saj nis dhe nga një njeri i drejtpërdrejtë. “E kam punuar edhe për të qenë pjesë e Akademisë së Arteve ndaj atëherë më solli fat. Uroj dhe tani. Çfarë më ka ngacmuar? Fallacin përgjithësisht e urrejnë. E urrejnë edhe në vendlindjen e saj Itali, aq sa u largua e jetoi në Amerike. E urrejnë aq sa i uronin kancerin nga i cili edhe vdiq. E urrejnë edhe pse parashikoi çfarë do ndodhte me Islamin sot. E meqenëse unë, njerëzit e drejtpërdrejtë i dua, ja …u puqa me të”, tregon aktorja.

Sipas aktores Ina Gjonçi kjo vepër përcjell mesazhe, dhe ndonëse flitet për vdekjen drama përcjell dashurinë. “Drama përcjell dashurinë. Ndonëse flitet edhe për vdekjen. Dyshimet e një gruaje për të sjellë apo jo në jetë një fëmijë në një botë kaq të pasigurt. E rrëfimi i saj, është përshkrimi i kësaj bote. Ajo ia lë në dorë fëmijës nëse zgjedh të jetojë apo jo, në formën më maksimale të lirisë. Sot gjithnjë e më shumë numri i lindjeve po bie. Jo vetëm nga pasiguria. Por edhe sepse shumë gra zgjedhin karrierën e për këtë shpesh dënohen. Çfarë është mëmësia pra? E drejtë apo detyrim?”, vijon aktorja. Për ta sjellë në skenë këtë herë aktorja ka bashkëpunuar me regjisorin Endri Çela, punë që e vlerëson. “Nuk është regji imja. Kam shumë respekt për regjisorët për ta quajtur regji. Plus kam pasur edhe ndihmën e mikut tim regjisorit Endri Çela. Është një punë imja, më shumë se regji imja. E këtë nuk e them për modesti të tepruar, që në fakt është mendjemadhësia më e madhe”, vijon aktorja.

Teksti i autores

Në vitin 1975, shefi i saj, drejtori i gazetës “Europeo”, i kërkoi Fallacit një shkrim mbi abortin. Gazetarja u kthye pas gjashtë muajsh me tekstin e librit “Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë”. Shefi nuk ja fali “mosbindjen”, bota fitoi një nga tekstet më të drejtpërdrejtë mbi gruan, dashurinë dhe jetën. “Ndihem e çorientuar. Unë nuk jetoj me babanë tënd. E nëse do ta dish nuk më vjen keq fare. Ndonëse rri shpesh e shoh atë derën aty, nga e cila iku sikur nuk kishim për t’i thënë asgjë njeri tjetrit. Një grua, me pikëpyetje e dilema, bashkëbisedon me krijesën e saj, duke zbuluar kështu, të vërtetat më të mëdha mbi dashurinë, dhimbjen, e jetën. Teksti i Fallacit shndërrohet me tekstin e çdo gruaje”, shkruan tetari për këtë pjesë monodramë në skenë. Por për ta sjellë në skenën e teatrit aktorja tregon se e “sponsorizon” publiku që do ta ndjekë. “ Shfaqja ime e vockël, mbështetet nga unë. Në sensin, që nuk kam aplikuar askund dhe pritshmëritë janë, që publiku ta zgjedhë, ndonëse “konkurron” me shfaqje me buxhete të mëdha. Doja të ndaja një tekst me publikun e nuk e mendova më gjatë. Uroj vetëm që ky “bast” imi, të rezultojë fatlum. Pra shfaqjen e “sponsorizon” publiku”, përfundon aktorja e njohur Ina Gjonçi. Me aktivitetin e  saj në teatër deri tani aktorja ka sjellë në skenë role të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...