Sot shpallën nominimet për çmimet Oscar 2019

Tuesday, 22 Janar 2019 13:39

Akademia e Arteve dhe e Shkencave në Shtetet e Bashkuara do të zbulojë sot nominimet për çmimet Oscar 2019. Nominimet do të shpallen në Teatrin Samuel Goldwyn në Beverlli Hills të Kalifornisë.

Ngjarja – më e rëndësishmja në industrinë e filmit – do të transmetohet drejtpërdrejt në ueb-faqen e Oscar-ëve dhe në mediat sociale, si Facebook, YouTube dhe Twitter.

Përpara se të vinte deri këtu, kanë ndodhur disa gjëra të papritura. Shumë shpejt pasi është emëruar nikoqir i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, më 24 shkurt, komediani Kevin Hart është detyruar të tërhieqt për shkak të disa postimeve homofobike në mediat sociale, për të cilat më pas ka kërkuar falje. Kjo ka bërë që Oscar, vetëm një muaj para ceremonisë së dhënies së çmimeve, të mbetet pa një mikpritës zyrtar.

Aktorja Tracee Ellis Ross është zgjedhur që bashkë me Kumail Nanjiani të shpallin nominimet për Oscars 2019-të. Nanjiani u nominua vitin e kaluar për një Oscar për skenarin më të mirë të shkruar ndërsa Ross ka organizuar ceremoninë e American Music Awards gjatë dy vjtëve të fundit, njofton Klan Kosova. Tracee Ellis Ross është një aktore amerikane, modele, komediane. Ajo është më e njohur për rolin e saj si Joan Clayton në serialin komedi Girlfriends dhe Dr. Rainboë Johnson në serialin komedi Black-ish. Ndërsa Kumail Nanjiani është një komedian, aktor dhe shkrimtar pakistanezo-amerikan. Si shkrimtar ai është më i njohur për të qenë një anëtar kryesor në HBO-n e Emmy Award në seritë e nomunive të Silicon Valley si dhe zërimin e Prismo në Emmy Award –dhënien e cmimit fitues për Adventure Time. 

 20190117-kumail-nanjiani-e-tracee-ellis-ross-728x430.png

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...