Dhimitër Anagnosti, kineasti i mirënjohur feston sot 83-vjetorin

E mërkurë, 23 Janar 2019 15:32

Vetëm katër vite më parë kineasti i mirënjohur, Dhimitër Anagnosti, theu heshtjen me romanin “Koburja nga Europa”. Sot ai feston 83- vjetorin e lindjes. I vetmi regjisor shqiptar që ka patur guximin të meditojë publikisht mbi rolin e vet si kineast brenda propagandës së realizimit socialist, Dhimitër Anagnosti është njëkohësisht ndër ata që më pak se kushdo kanë qenë pjesë e kësaj propagande.

Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike. Anagnosti rrëfen në këtë intervistë të shkuarën dhe të ardhmen e kinemasë shqiptare.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 pril 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”. Mban titulllin “Nderi i Kombit”.

***
Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Vlore, fitoi nje burse nga shteti dhe kreu studimet e larta per kinooperator ne Institutin Kinematografik “VGIK”te Moskes, ne vitin 1961. Filmi-pune diplome Njeriu kurre nuk vdes (bazuar mbi nje tregim te Ernest Hemingueit), bashkautor me Viktor Gjiken*, u vleresua me cmimin e Pare ne Festivalin Boteror te Shkollave te Kinematografise ne Holande, 1961. Fill me pas nisi pune si operator ne kinostudion “Shqiperia e re” ne filmat Debatik dhe Toka e jone ( 1964). Aftesia e tij si operator per te rindertuar imazhet e marra nga jeta dhe per t’u dhene atyre nje brendi e karakter figurativ, u shfaq po aq edhe ne xhirimet e filmave dokumentare, si: Gjirokastra dhe Guret dekorative.

 SilentDuel2.jpg

Nevoja qe kishte kinostudio asokohe per te prodhuar filma artistike i dhand shans e hov talentit te tij qe te deshmohej kryeherit si i tille qysh ne filmin artistik Komisari i drites (1966), i pari kesilloji tashme edhe si regjisor, bashkautor me Viktor Gjiken*, mbaruar sebashku po ne ate shkolle. Perplasja e realiteteve, e personazheve dhe planeve, fale nje konflikti te shfaqshern dhe kontrapunkteve te shumta ne rrafshin emocional, ritmik dhe montazhor, me sekuenca te bukura dramatike dhe nje loje te ndjere i dha ketij filmi formatin e nje vepre kinematografike te denje, nderuar edhe me Urdhrin “Naim Frasheri”. Dhuntite e tij te shprehura u rishfaqen ne filmin Duel i heshtur, qe u xhirua pas nje viti (1967), tashme si regjisor i pavarur.

 image-w1280.jpg

Ndjesia per te krijuar tension dramatik e psikologjik, me nje situate te skajshme te heroit, detarit Skender Guri, e gershetuar me aksionin per rimarrjen e anijes luftarake nga grabitesit, krijon nje suspanse te mirestudiuar deri ne hollesite e gjesteve, e veprimit, e levizjes, e mimikes, e syrit etj. Metimi per serenditje te studiuara te te gjithe komponenteve filmike ne nje unitet zhanror e stilistik, ku spikat lakonizmi, vertetesia, qasja psikologjike u vu re ne filmin Plage te vjetra, 1969, posacerisht te Malet me blerim mbuluar, 1971, ku perpos vetive te mesiperme, aksioni per transportimin e partizanes se plagosur ne spitalin partizan kundrohet ne voli te zberthimit te shpirtit te sakrifices te pjesetaret e njesitit, te solidaritetit njerezor dhe te virtyteve.

 1-46_1500282951-3006892.jpg

Fale nje tregimi te thjeshte, ne dukje pa “buje”, ne filmin Ne shtepine tone (1979), ai rinderton raporte njerezore te brishta, mbushur me miresi dhe flukse lirike e psikologjike, i jep konfliktit hapesire sociale dhe tension, duke u perpjekur t’i shmanget sa me shume butaforive morale te kohes, hedh drite mbi raportet ne familje, kuptimin e dinjitetit njerezor. Lufta italo-greke nga syri i nje adoleshenti behet fokus i tablove epiko-dramatike ne filmin Guret e shtepise sime, 1985, ku solidariteti dhe raportet e komunitetit me ushtrite e huaja shihen si nje fatkeqesi, me tragjedite dhe vuajtjet qe pasojne. Filmi qe sublimoi ne eperi profilin krijues te kineastit ishte Lulekuqet mbi mure (1976).

 Anagnosti-1-640x426.jpg

Pasuria emotive, humanizmi i thelle ndaj femijeve jetime dhe poshterimi qe u behej atyre, se bashku me kujdesin per ravijezime karakteresh origjinale (ku vecohej kujdestari, i luajtur nga Kadri Roshi*), solli nje poetike njerezore ne trajtimin e trumbes se pafajshme te bonjakeve, duke e levizur semantiken dhe domethenien e saj letrare nga rrafshi i nje pershkrimi socialpsikologjik te vendosur mire ne histori drejt rrafshit te mirefillte asociativ e metaforik, pra te rizgjimit dhe rilindjes shpirterore te njeriut, te dinjitetit dhe dashurise per lirine. Filmi u nderua me disa cmime kombetare dhe nderkombetare. Ai cmohet si nga me te bukurit e autorit dhe gjerazi te kinematografise shqiptare.

 

Nese me Lulekuqe mbi mure perkushtimi i kineastit anon nga krijimi i nje realiteti te suazuar dukshem ne ngjarjet konkrete dhe pergjithesisht ne histori, filmi Perralle nga e kaluara (1987) ndjek udhen e universializimit te dukurise: triumfin e dashurise dhe lirise njerezore ndaj nje etnopsikologjie ndrydhese, te prapambetur dhe anakronike. Nje mori gjetjesh e detajesh me ngarkese sa komike e sarkasatike, aq edhe psikologjike e bejne imazhin e Dh. Anagnostit tejet ngacmues dhe joshes. Perralle nga e kaluara eshte nga te paktet filma, ku fale pranise se metafores, prirja per te sintetizuar realitetin dhe per to tejkaluar kohen dhe vendin konkret qe ofrohet nga subjekti, shnderrohet ne nje stil dhe paradigem filmike shembullore.

 perralle-nga-e-kaluara.jpg

Ne vitin 1989, ai shkruan dhe xhiron filmin Kthimi i ushtrise se vdekur, me te cilin rreket te krijoje nje imazh trondites, ndonjehere tutje romanit te njohur te Ismail Kadarese*, duke i meshuar anes ironike dhe substratit gjithekohor te ideve te njemendesuara, vecanerisht rrezikut te ushtarakeve arriviste dhe nevojes per pendese, falje dhe mosperseritje te krimeve. Ne fund te karrieres artistike, Dh. Anagnosti beri filmin Gjoleka, i biri i Abazit (2006). Packa se nga fuqia e sintetizimit dhe universialiteti i temes ka dicka te afert me Perralle nga e kaluara, kineasti ka realizuar mjeshterisht nje film “tablor” te kahut social-psikologjik, me nje mbishtresim te kudogjendshem epik dhe etnokulturor, duke bere operacione te thella ne mendesine patriarkale te shqiptareve, ne nevojen per lirine e shperfaqjes se personalitetit, protesten e heshtur kunder autoritetit te ngurtesuar (shpesh ne formen e enderrimit), dashurine e nderlikuar njerezore, ku e mira dhe e liga, e bukura dhe e shemtuara bashkejetojne njera me tjetren.

 20-0.jpg

Eshte nje qasje filmike e pikturuar me penelata te ashpra dhe afeksion atdhetar. Ne filmat me te mire te Dh. Anagnostit bie ne sy aftesia e krijimit te sintezes, te permbledhurit e gjesendeve dhe anashkalimi i rendomtesive, fuqia e ideve, krijimi i tropeve filmike dhe gjakimi drejt metafores se paster, gershetimet e rrafsheve psikologjike me ato te rrefimit dhe elementet epike, sensi i humorit, ironia, shpotia dhe satira, gjetjet befasuese dhe “goditjet” qe vijne nga montazhi, teresia harmonike e perberesve, skrupuloziteti, ngulmimi per identitete te forta ne misherimet aktoriale te personazheve, e bejne Dh. Anagnostin nje nder kineastet lider te filmit shqiptar.

 8bc989d8-d7c9-4886-8c1b-e13d2bfae7f1---0.jpg

Krahas punes si regjisor, ai njihet edhe si skenarist dhe redaktor ne redaksine e filmit artistik me II skenare te xhiruar. Ka fituar shume cmime, nder to tri here cmimin e Republikes 1969, 1979, 1983; tre cmime Nderkombetare 1980, 1983, 1985, nga te cilet nje cmim te Madh “GRAND PRIX” dhe nje Medalje Ari. Gjithashtu, ka fituar tri here Kupen e Festivalit te Filmit Shqiptar, disa cmime per skenaret, cmimin Aleksander Moisiu (1989), cmimin e Karrieres (1995). Perpos si kineast, pas viteve ’90, Dh. Anagnosti u perfshi ne levizjen politike te kohes, u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor si kandidat i Partise Demokratike (1991), 1992-1995 ishte minister i Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe me pas ka drejtuar Fondacionin “Fan S. Noli” per Kulturen dhe Artin. Mban titullin “Artist i Popullit” (1987).

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...